Pas përkeqësimit të gjendjes me pandeminë shtyhet “Hardh Fest”

Pas përkeqësimit të gjendjes me pandeminë dhe masave të reja anti-COVID të miratuar nga Qeveria e Kosovës, organizatorët e “Hardh Fest” janë detyruar ta shtyjnë festivalin për një datë më të përshtatshme.

“Hardh Fest 2021 duke i respektuar vendimet e Qeverisë së Kosovës të datës 28.08.2021 mbi masat e reja anti-COVID, dhe duke e patur prioritet SHËNDETIN PUBLIK vendos që edicionin e sivjetmë të festivalit ta shtyjë për një datë më të përshtatshme’’, thuhet në njoftim.

“Hardh Fest” 2021 pritej të mbahej nga data 3 deri më 5 shtator në Rahovec, ndërsa do të performonin artistë të njohur vendor e ndërkombëtar.

LEXO EDHE: Izolimi gjatë pandemisë dhe hapësira e pafund e intelektualit