Në mbretërinë e Tuaregëve, mrekullitë e Tassili Hoggar nëpërmjet fotove

Në këtë foto, erozioni i erës dhe ujit ka krijuar këto struktura në formën e tubave të organeve

Shkëmbinjtë e skalitur nga era, arti shkëmbor “kubist”, kryeveprat e lashta. Këto janë mrekullitë e shkretëtirës Tassili Hoggar, një masiv malor në Sahara, i vendosur në Algjerinë juglindore pothuajse në kufi me Libinë. Shtrihet për rreth 500 kilometra, duke formuar një pllajë të madhe, transmeton ‘a2news.com’.

Ne po ju sjellim një kolazh me foto nga fotografi i njohur amerikan George Steinmetz, por edhe disa kuriozitete të këtij peisazhi mahnitës.

El Ghousour (“Kalaja” në gjuhën Tuareg) është një zonë shkëmbore në jug-lindje të Tamanrasset, në Tassili Hoggar. Pjesa jugore e shkretëtirës algjeriane është mbretëria e Tuaregëve, “burrat blu”, një popull nomad. Dhe emrat e vendeve janë në gjuhën lokale, Tassili, për shembull, do të thotë “pllajë”
Hëna e plotë në Tahagart, në Tassili Hoggar. Kjo zonë ranore (për të mos u ngatërruar me Hoggarin e afërt, me origjinë vullkanike) mbështetet në një bazë të lashtë graniti
Dunat në Erg D’Amer, pranë Iharane
Nata bie në një ekspeditë pranë Tin Merzouga, një zonë e largët e shkretëtirës së Algjerisë Sahara, që shtrihet në kufijtë me Libinë dhe Nigerin.Ngjyra e fortë portokalli e dunave të rërës në zonë është shkaktuar nga oksidimi i mineraleve të hekurit. Sa më e vjetër të jetë rëra, aq më portokalli ngjyroset nga oksidimi i shkaktuar nga mijëvjeçarët e ekspozimit ndaj ujit dhe diellit
Arti shkëmbor në “Shpellën Mouflon”, një shpellë në Tadrat, në kufi me Libinë. Kjo zonë ishte e populluar nga njeriu rreth 10 mijë vjet më parë, kur Saharaja ishte më e gjelbër dhe më e lagësht
“Lopa që qan”, një gdhendje në shkëmb pranë Djanet, është një nga kryeveprat e artit shkëmbor saharian.Fatkeqësisht ne nuk dimë asgjë për artistin që e krijoi atë, me shumë mundësi para 5,000 vjetësh. Dhe ne nuk e dimë nëse është një përfaqësim realist, simbolik apo emocional. Sigurisht që duket si një vepër kubiste dhe emocionon vizitorët që vijnë nga e gjithë bota për ta parë atë
Gjatë mijëvjeçarëve, shkëmbinjtë ranorë të gdhendur nga era kanë marrë këtë konformitet të ngjashëm me gypat e organeve që dalin nga rëra e shkretëtirës.Pjesa më e madhe e vargmaleve, përfshirë vendet arkeologjike, mbrohet brenda një Parku Kombëtar; gjithashtu zona është e përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Vargu malor Tassili është i përbërë kryesisht nga guri ranor. Erozioni i zonës ka bërë që të formohen rreth 300 harqe shkëmbore, si dhe formacione të shumta shkëmbore të tjera
Një bllok guri ranor në zonën Inakashaker, 5 orë rrugë nga Tamanrasset. Të arrish atje është një sipërmarrje e vështirë, por ia vlen