Entela Kasi: Pa ne, perdet bien. Loja mbaron!

entela kasi

Poezi nga Entela Kasi

Kanë gjuhë muresh,
Flasin gjuhë muresh,
Kanë kolltukë të kuq,
Ulen sall mbi ditët e ngrëna të jetës tonë
Mbi duart tona të plasura si tokë e zhuritur nga thatësira
Të panginjur siç janë, pështyjnë fjalë të ndyta
Prej goje të pisët
Derdhin helm
Mbi plagët tona të vjetra dhe të reja
Hyjnë e dalin në skenë pa maska
Dhe qeshin nëse dikush nga turma e përgjumur
zgjohet për të lypur një kore të mbetur buke
diku afër mbeturinave ku darkuan zakonshëm
Ata të rendit të parë,
Ata të rendit të dytë,
Ata të rendit të tretë.
Dhe kur bie gongu, kur ora bën punën e vet
Kërcejnë polka, rrëmbejnë mikrofonat
dhe i flasin turmave- jemi këtu për ju, nga dashuria për ju,
Ju jeni kuptimi i punës tonë
Pa ju nuk kemi vlerë…
Dhe vërtet,
Pa ne, perdet bien. Loja mbaron. Ata nuk janë!

ObserverKult

Lexo edhe

Entela Kasi: Asgjë s’ka mbetur veç dashurisë miku im

Asgjë nuk ka mbetur veç dashurisë miku im,
Nga qielli bien gjuhë zjarri, e akull
Vetëm ti, krah meje si rrënjët më mban fort
Ndërsa më rrëmben stuhia e sodit,
Dhe krahët më ikin trupit si mendimet në një pus të shteruar
E, ti më thua se është veç një makth
Ndërsa këmbët, të lodhura dergjen…Lexo të plotë KETU

Lexo edhe:

Entela Kasi: Zë që më vjen së largu

Caqet, kufij të përmbajtjes
Lëndës, formës, materies
Ndërsa fryma dhe mendimi
Të pamundshëm janë për korniza,
Aty të gjitha bien,
Rrëzohen, heshtin, ngrihen
Universit tej
n’ato diej,
E bota që rrotullohet vetes
Aty pezull
Mbështjellë uji, dheu, zjarri,
Prej së larti

Poezinë e plotë e gjeni KETU