Cila copë jona mbetet Njeri kur i shesim andrrat?

andrrat poezi nga ermire vrella

Cila copë jona mbetet Njeri kur i shesim andrrat?, poezi nga Ermirë Vrella

oh, andrrat
dofarë zhelesh me të cilat vishemi
kur besojmë se jemi të rinj
se bota sillet rreth Idealit
se shikimet e zgjatuna janë fjalë
dhe kur dashurojmë

andrrimet, oh
për atë që mund të kemi
të jemi
e të kishim qenë
po të mos kishim qenë ata që jemi

dhe ninullat që ia këndojmë vetes çdo natë
kur i dorëzohemi Shpresës dhe Gjumit
dhe kur kalërojmë në ritmin e lutjeve tona
buzë brigjeve të oqeaneve që nuk i kemi pa kurrë
dhe vargjet që i presim si fjalët e shenjta
që zbritën prej Hyjnive që nuk i besojmë –
oh, andrrat
zhelet që i fshehim në fund të Arkës së Dorëzimit
kur i nxjerrim të premet e reja, të modës
pa-ngjyra

për bukë
a për Tjetrin
cila copë jona mbetet Njeri kur i shesim andrrimet?

ObserverKult

Lexo edhe:

Andrrat nuk kanë gjini, as pasionet, as profesionet, as e ardhmja!

Cili asht PENGU jot ma i madh?- pyta para pak ditësh një mikeshën teme.

Pa u mendu aspak, erdhi vrrik përgjigjja e saj, e paraprime nga një ofshamë e papërcaktume mirë: -Që nuk vazhdova shkollën e policisë…Baba refuzonte totalisht përfshimjen teme në një profesion aspak të denjë për një vajzë e unë s’pata forcën e duhun me e kundërshtu.

Ajo nuk asht shqiptare por vjen nga një kulturë binjake me tonën, një kulturë që vazhdon t’u hidhet egërsisht në qafë vajzave dhe grave që guxojnë me çu në port andrrat e tyne, veçanërisht kur këto andrra ndodhen në territore të shënjume fort prej burrave.

Zakonisht vajzat dhe gratë, në momentin e parë që i shprehin me za të naltë këto dëshira”atipike”, shkapeten menjëherë me shprehjet ashpërsisht të gatshme : s’asht vend për ty; ça don me ba ti n’mes tanë atij batalion burrash;në ambjente të tilla edhe me kenë e ndershmja e botës të del nami i zi.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult