Biznesmeni Erolld Belegu i futet muzikës, publikon këngën e parë

erolld belegu e bukur pa zemer

Biznesmeni i njohur, Erolld Belegu ka befasuar me publikimin e një projekti muzikor.

Ish-kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës prej ditësh ka paralajmëruar projektin përmes postimeve në rrjetet sociale.

Ndërsa sot (e diel),Erolld Belegu ka lansuar këngën e parë që mban titullin “E bukur pa zemër”, projekti erdhi i vizuelizuar edhe me videoklip, i cili tashmë gjendet në kanalin zyrtar në Youtube.

Producent këngës është Florent Boshnjaku, për tekstin u kujdes vet Erolld Belegu, ndërsa klipi u realizua nga Vula Films.

 /Telegrafi/

Kliko për ta dëgjuar këngën E bukur pa zemër, kënduar nga Erolld Belegu

Lexo edhe:

Aurela dhe Stine rrëfejnë si e “rikthyen” Dr. Florin në muzikë: Gjetëm zërin e tij në një kompjuter të prishur


Aurela Gaçe dhe Stine kanë sjellë një bashkëpunim të ri muzikor ku pjesë e të cilit është edhe Dr. Flori. Megjithëse jo fizikisht, por me zërin e tij të regjistruar para se të ndërronte jetë.

Dy artistët ishin në emisionin “Wake Up” në “Top Channel” ku kanë treguar më shumë si erdhi “S.F.L” që është shkurtim i emrave Stine, Flori dhe Lela.

Këngëtarja rrëfeu se kjo ka qenë një rastësi mjaft e bukur pasi ka qenë duke kontrolluar disa foldera në një kompjuter. Që ishte prishur prej muajsh ku dhe gjeti të regjistruar zërin e Florit.

“Jam mpirë totalisht kur e kam dëgjuar. Nuk e besoja. E dëgjova prapë. Thashë me patjetër që do të bëjmë diçka”, tha ajo, duke shtuar se kanë marrë lejen e familjarëve të Dr. Florit.

“Jemi treguar shumë të kujdesshëm në gjithçka. I kemi menduar me detaje dhe kështu erdhi kënga e re”, thanë dy këngëtarët….

Si pa kuptuar kanë kaluar këto vite pa Dr.Florin, i cili ndërroi jetë papritur duke lënë pas një boshllëk të madh tek të afërmit e tij. Ai kujtohet pothuajse çdo vit nga anëtarët e grupit West Side Family si dhe nga miqtë e tij më të ngushtë si Aurela Gaçe dhe Ermal Mamaqi.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult