Donika Dabishevci: N’lug mali

n'ate lug mali donika dabishevci

N’lug mali, poezi nga Donika Dabishevci

Hana zhdergjet poshtë malit
zdritë koliben e vogël me kashtë
bjen avujt e shelgjeve t’mallit
që i lkundin edhe eshtnat n’rrashtë

Shpirti m’zhvatet
tuj m’i shkulë gjembat
gjum’ t’lum
nuk m’len n’qepallë
m’ban me i ndjekë
fërkemtë e kuq t’andrrav’
trastë t’harrueme
t’tyne me marrë

Me hapë varrë t’lagshta dëshirash
tuj t’andrru rob n’hallka zingjirsh
ni gur t’madh me ta rrokullisë trupit
me t’u gjujtë si ulkonjë egërsisht

N’fushbetejë me ta matë burrninë
se s’du shpirtit kurrë bari me m’bi
des me i çelë sytë n’at lug mali
hallakatshëm tuj t’pa ty përmbi.

ObserverKult

Lexo më shumë poezi nga kjo autore:

Donika Dabishevci: Gjithçka asht’ andërr, shpirti jem…

Gjithçka asht’ andërr, shpirti jem,
nji andërr e bukur, nji andërr e keqe…
Merre si t’dush’, njilloj asht’,
krejt njilloj…pse çuditesh?
S’ka ndonji ndryshim mes “mos me kenë”
dhe hapave t’lehtë që ikin n’mjes
për t’mos u kthye ma,
për t’mos u kthye kurrë.

Aroma n’shtroja,
si fllad i lehtë pranvere
përbirue xhamave
asht’ mbetja e fundit.

Mundesh me e lypë nji fije lumnije
tuj zmadhue sytë mbytun lotsh
me ba be n’ta, se ishe ti, se ish ai…
me u kapë mas do urtive t’moçme
me thanë kshtu qenka shkrue
e me rrnue tuj e mbyllë dhimtën
thellë burdurave t’shpirtit…

Ose, mundesh me i kërcitë dhambët,
me u jargavitë, me u çkrry, me u çky,
me e vjerrë ni guri n’qafë e me u mbytë,
por, prapë andërr mbetet, shpirti jem, veç andërr,
nji andërr e bukur, nji andërr e keqe,
krejt njilloj, punemadhe si e emnojmë,
diçkanë që fund e krye kaplue asht’ prej trishtimi…

Lexo edhe:

DONIKA DABISHEVCI: BAJ ME T’HARRUE…POR, QYSH?

Poezi nga Donika Dabishevci: Jepmu!