S’është e gëzueshme ta llogarisësh jetën me puthjet e dhëna…

puthjet

Puthjet e dhëna, poezi nga Vicente Aleixandre

Përktheu: Orjela Stafasani

Kujtesa e një njeriu qëndron në puthjet e tij,
por nuk është kurrë kujtesë që shuhet.
S’është e gëzueshme ta llogarisësh jetën
me puthjet e dhëna. Por më e trishtë është
t’i japësh puthjet pa kujtesë.
Kështu e ka llogaritur njeriu kohën.
Të bësh, është të jetosh më shumë,
ose të kesh jetuar, ose të nisësh të jetosh.
Kush vdes jeton, e kjo zgjat.
Kështu të heshtura, buzët e mia ende mbi të tuat,
të frymoj. Endërroj në jetë, apo ka jetë.
Jeta e dyshuar qëndron në puthjen
që jeton e vetme. Pa ne, dritë.
Jemi hije e saj. Sepse ajo është trupi
kur ne nuk jemi më.

ObserverKult

Lexo edhe:

JORGE LUIS BORGES: MUNGESË