Mbyllet përkohësisht Galeria Kombëtare e Arteve

Pas Teatrit të Kukullave, nga dje nisi rikonstruksioni i Galerisë Kombëtare të Arteve. Ministria njofton se që nga 18 tetori i këtij viti e deri në përfundim të punimeve. Që do të zgjasin 2 vite, godina nuk do të funksionojë për artin vizual.

Pra, kryeqytetit shqiptar i mbyllet edhe Galeria deri në fund të vitit 2023. Sipas njoftimit të Ministrisë aktiviteti i institucionit do të vijojë në muze apo të tjera ambiente. Por prej 5 vitesh Galeria nuk ka publikuar asnjë kalendar të eventeve.

Dhe nëse marrim në konsideratë aktivitetin e katër viteve të fundit, galeria numëron vetëm 2 ekspozita të reja.

Veprat e fondit të Galerisë do të shkojnë pranë Albafilm. Një ndërtese që ndodhet pranë Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë. E që më herët ka qenë edhe shtëpia e përkohshme e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Por, e gjithë kjo kohë e rikonstruksionit të godinës do të shërbejë si një periudhë për t’iu dedikuar digjitalizimit të veprave të rëndësishme të fondit artistik.

Po ashtu ministrja Elva Margariti më herët ka theksuar se krijimtaria e prof. Enver Fajës do t’i nënshtrohet restaurimit dhe mirëmbajtjes.

Sa i përket ndryshimeve që do të pësojë Galeria Kombëtare e Arteve, projekti i ri përfshin një godinë simotër që do t’i shtohet asaj ekzistuese. Në pjesën e pasme, me të njëjtat volume, duke zgjeruar hapësirat e fondit të ruajtjes së veprave të artit dhe gjithë aktivitetit.

Nga 4.600 m2 që është sot, muzeu do të shtrihet në 10.100 m2. Dhe 1 miliardë lekë do të shpenzohen në dy vite për këtë institucion./a2news.com

———————————————————————————–

LEXO EDHE: GALERIA KOMBËTARE E ARTEVE RENDIT NJË PIKTURË TË EDI RAMËS NË KRAH TË KOL IDROMENOS, VANGJUSH MIO E IBRAHIM KODRËS

Një pikturë e Edi Ramës e realizuar gjatë vitit 1989 është klasifikuar në Fondin e Artë të Galerisë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë.

Drejtuesit e Galerisë Kombëtare e kanë renditur punimin e Edi Ramës në krah të kolosëve të artit shqiptar si. Kol Idromeno, Vangjush Mio dhe piktorit shqiptar me famë ndërkombëtare, Ibrahim Kodra…