Ndahet nga jeta pianisti i njohur

Braziliani Nelson Freire, një nga pianistët më të shquar në botë, vdiq në moshën 77-vjeçare në shtëpinë e tij në Rio de Zhaneiro, tha shtypi lokal.

I konsideruar gjerësisht si pianisti më i mirë i Brazilit. Freire u shqua veçanërisht për interpretimet e tij të Chopin dhe repertorin romantik.

Shtypi lokal, duke cituar agjentin e Freire, nuk zbuloi shkakun e vdekjes.

Freire, një fëmijë i mrekullueshëm që filloi të mësonte piano në moshën trevjeçare. Dhe për herë të parë performoi në publik dy vjet më vonë, lindi në shtetin juglindor të Minas Gerais në vitin 1944, transmeton ‘balkanweb’.

I njohur si i turpshëm, i durueshëm dhe reflektues, Freire bëri emër në skenën ndërkombëtare që në moshë të re, duke fituar çmime të shumta.

Ai luajti me Orkestrën Simfonike të Londrës, Filarmoninë e Berlinit dhe Vjenës. Dhe nën drejtimin e dirigjentëve Pierre Boulez, Lorin Maazel, Kurt Masur dhe Andre Previn.

Revista “Time” e përshkroi atë si “një nga pianistët më emocionues të të gjitha kohërave” pas koncertit të tij të parë në Nju Jork.

Nelson Freire theu krahun në një rënie në vitin 2019 dhe nuk luajti më publikisht. Fillimisht për shkak të nevojës për operacion dhe më pas për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ai ishte një mik i ngushtë i pianistes së njohur argjentinase Martha Argerich, me të cilën performoi shumë herë.

—————————————————

LEXO EDHE: NDËRROI JETË REGJISORJA E NJOHUR, BURBUQE BERISHA

Në Ministrinë e Kulturës ka arritur një ekip mjekësor. Pasi dyshohet se ka vdekur regjisorja Burbuqe Berisha, në vendin e saj të punës.

Gazeta Express ka kontaktuar me zëdhënësin e kësaj ministrie, Osman Gashi, i cili tha se në vendin e ngjarjes ndodhet edhe Mjekësia Ligjore.

“Janë ekipet e mjekësisë ligjore ne vendin e ngjarjes”, tha Gashi për Express.

Berisha ka qenë edhe Drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Për vdekjen e regjisores ka shkruar aktorja Shengyl Ismaili.

Me anë të një postimi në Facebook, aktorja ka thënë “Pusho e qetë Buqe, shpirtë i bardhë”.