“ T’i japim fund”, poezi nga Gerhard Pregapuca
Ulu!
T’i japim fund një herë e mirë.
Të shahemi me rrënjë e degë.
Kush kujt, jetën ja ka nxirë.
Ulu!
T’i japim fund, fundit pa fund.
Të thyejmë sende në nerva e sipër
Kush më fort themelet i tundë.
Ulu!
Të bëj një kafe si ditën e parë.
Të them që jeta jonë do jet’ ndryshe.
E çdo gjë do shkoj sërisht mbarë.
Ulu!
T’i japim fund, fundit pa fund,
Se nesër sërish do zihemi.
E sërisht dashuria do na mund’.
ObserverKult
———————–
Lexo edhe:
GERHARD PREGAPUCA: NËSE MARTOHEMI!
Nëse martohemi!
Shpesh do të besdisesh,
duke shfryrë nëpër shtëpi.
Do t’i lash edhe një herë,
të larat me të palarat.
E gjellës kripë,
mbi dy herë,
do t’i hedhësh pa dijeni.
Nëse martohemi!
Shpesh do të mallkosh,
dhe ditën kur u njohëm,
si ditë.
E unë,
do të puth, e përkëdhel
që të të zbus.
Se të kam,
mbi të gjitha,
Perënditë.
ObserverKult
Lexo edhe: