Lajm i mirë për fansat e “Squid Game”, krijuesi dhe regjisori Hwang Dong-hyuk konfirmoi se seriali do të kthehet së shpejti me sezonin e tij të dytë.
Hwang tha për “Associated Press” se suksesi i sezonit të parë nuk i la rrugë tjetër përveçse të niste punën për një sezon tjetër, transmeton ‘a2news.com’.
“Ka pasur shumë presion, shumë kërkesa dhe shumë vlerësime. Kështu që, ndihem sikur nuk kam zgjedhje tjetër. E kam në kokë sezonin e dytë, po e planifikoj”, u shpreh regjisori.
Që nga nisja e shfaqjes së tij në shtator, “Squid Game” është bërë seriali më i shikuar në Netflix.
LEXO EDHE: SI LINDI SERIALI I NJOHUR “SQUID GAME”?
Sipas dokumenteve të zbuluara, seriali me 9 episode kushtoi 15.5 milionë paund, ose 1.75 milionë paund për 1 episod. Por, fitimet që ka sjellë janë të jashtëzakonshme. Seriali është parë deri tani nga 142 milionë familje, dhe i ka shtuar platformës 4.4 milionë të rinj, dhe në të ardhura kjo përkthehet në 650 milionë paund
Nga Stuart Jeffries
Hwang Dong-hyuk buzëqesh teksa bisedon online me mua nga zyra e tij në Seul. Sapo e kisha pyetur krijuesin e “Squid Game”, serialit të suksesshëm të “Netflix”, nëse suksesi i tij mbresëlënës e ka bërë atë të pasur.
Në dramën distopike të mbijetesës, një organizatë misterioze sfidon 456 lojtarë nga të gjitha sferat e jetës – secili i zhytur në borxhe të mëdha – që të luajnë një sërë lojërash për fëmijë.
Nëse fitojnë, ata kthehen në shtëpi me 4.6 miliardë uon (28 milion paund). Nëse humbasin marrin një plumb në kokë.
Ndoshta tani Hwang është po aq i pasur sa konkurrenti që fiton çmimin e madh? “Unë nuk jam aq i pasur. Por gjithsesi kam mjaftueshëm para për te jetuar normalisht. Dhe nuk është se ‘Netflix’ po më jep ndonjë bonus. Kompania më pagoi sipas kontratës fillestare”- thotë ai…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU