Poezi nga: Jeffrey Foster
Përktheu: Valbona Bajrami
Dikur, iksha nga frika
prandaj dhe frika kishte kontrollë në mue
derisa u mësova me mbajtë në krahë si foshnje
me ja dëgju vajin, pa u jepë
me nderu, por mos me adhuru
frika nuk mujke me m’nalë ma
për me ecë me kurajë nëpër shtrëngatë
unë ende mbaj frikë
por frika nuk më mbanë mue
Dikur, kisha marre nga kush isha
e kam ftue marren n’zemrën tem
dhe e lash me u djegë
derisa më tha “po munohna
me të mbrojtë nga pambrojtja”.
e kam falenderu marren përulësisht,
dhe ecja nëpër jetë sido që ishin rrethanat
i pa marrosun, me marren si dashnore
Dikur, kam pasë zemërim të madh
varrosun diku thellë meje
e kam ftue me dalë thellsinash për lojë
i kam qa oqeanet deri m’shterruen sytë
dhe kam gjetë lumturinë po aty
pikërisht te bërthama e pikëllimës
që ishte zemërthyese e më mësoi qysh me dashtë
Dikur, kam pasë ankth
mendje që nuk ndalojke asnjiherë
menime që nuk gjejshin qetësi
prandaj ndalova duke i qetësu
dhe dola prej saj, prej mendjes
nëpër tokë u zhyta n’baltë
që më mbajke fort
sikur të isha dru, i patunduem, i pathyeshëm
Dikur, zemërimi u dogj nga thellësia
sa e thirra vetë zemrimin me m’dhanë dritë
e kam ndje forcën shokuese deri n’palcë
e kam lanë zemrën me rrehë e gjakun me value
me dëgjue se ç’më thonë, më në fund
shoqnue nga nji britmë “Respekto veten
duke fillue që tani!”.
“Thuje të vërtetën tande me pasion!”
“Mos lejo askend me folë n’emnin tand!”
dhe kshtu, zemrimi bani nji pakt me mue
udhëzim i vërtetë m’u ba
si nji fmi trazovaq i mrekulluem
Dikur, vetmia m’ka pre thellë me njerëz rrethit
e jam munue me shpërqëndru veten
thjesht sa me e mpi trupin
kam ecë drejt njerëzish e vendesh
ku kam rrejtë se jam i lumtun
por nuk munda me ikë ma prej vetes
kshtu u rrxova sërish në zemrën e vetmisë
dhe vdiqa e rilinda prap
në nji vetmi të qetë
që m’ka ndëlidhë me të gjitha gjanat
prandaj nuk isha ma vet, por i vetmuem gjithë jetën
zemra ime u ba e veçantë, u ba nji me të gjitha zemrat
Dikur, kam kthye shpinën nga ndjesi të vështira
tashti, janë udhërrëfyes, siguri e shoqni
që të gjitha e kanë nji shpi n’mue
dhe të gjithë përkasin diku
por ama janë t’shejtë ata me dinjitet
sepse jam i ndjeshëm unë, i butë, i brishtë
duert e mija kanë pëqafu fëmiun e thyem dikur
dhe në ndjeshmërinë teme, që m’jep forcë
në brishtësinë teme, jam prezencë që nuk shkundet as tutet
nga thellsitë e plagëve të mia
nga çka kam quejtë dikur “errësi”,
e kam gjetë dritën flakruese
që m’udhëzon drejt betejash
që m’kanë ba ushtar besnik ndaj vetes së vërtetë
dhe kam fillue me dëgju zemrën
me vëmendje.
ObserverKult
Lexo edhe: