Lumturie Blloshmi vijon të thyejë tabu, veprat i ekspozohen në Venecia

Në bienalen e artit në Venecia do të shkojë Lumturi Blloshmi. Vepra e guximshme e kësaj artisteje do të prezantohet në bienalen më të njohur të artit, ndonëse artisten e humbëm në betejën me Covid, një vit më parë.

Ajo që duket se solli instalacionin dhe performancën në ekspozimin e artit vizual, do të bëhet sërish artistja që di të thyejë disa tabu, transmeton ‘a2news.com’.

Ajo do të shënjohet si e para artiste femër nga Shqipëria që prezanton artin personal.

Kuratorja Adela Demetja, njëkohësisht edhe një mike e Blloshmit në vitet e fundit të jetës. Ajo do të kujdeset për këtë prezantim që është konceptuar në tre pjesë.

Pjesë e këtij projekti do të edhe jetë regjisori meksikan Tin Dirdamal. Gjithashtu do të jenë edhe arkitektja gjermane Johanna Meyer dhe artisti britanik Alexander Walmsley.

—————————————–

Lexo edhe: “MË I MIRË ISH VARRI SESA MOS ME DITË”, EKSPOZITË KUSHTUAR PERSONAVE TË ZHDUKUR

Në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit, në Prishtinë, po qëndron e hapur ekspozita “Më i mirë ish varri sesa mos me ditë”. Kjo ekspozitë është realizuar në kujtim të 1622 personave të zhdukur gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë. Ekspozita përfshin periudhën gjatë viteve 1998-2000.

Ekspozita e artistit Driton Selmani, është realizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë. Ndërsa kuratore e kësaj ekspozite është Blerta Hoçia.

Të dhënat e 1622 personave në këtë ekspozitë janë të dhënat e personave të zhdukur me forcë. Gjithashtu edhe të personave të rrëmbyer, të ekzekutuar dhe të fshehur në varrezat masive për më shumë se 20 vite. Ato janë tjetërsuar duke e bërë kërkimin dhe zbulimin e tyre sa vjen e më të ndërlikuar.

Në një shumësi mungesash e të munguarish, simbolikisht, ato janë të paraqitura me gurë si varre. Kjo është një paraqitje e përkohshme dhe kujtim për ta. Gurët, si dëshmitarë të kohës paraqesin elementet përkujtuese për të…

Leximin e plotë mund ta bëni këtu.