Merini: Nuk jam më ajo që isha dje, nuk e di as se si do të jem nesër…

ObserverKult ua sjell disa thënie nga Alda Merini:

“Më pëlqejnë njerëzit që i zgjedhin me kujdes fjalët që nuk duhet t’i thonë”.

“Nuk jam më ajo që isha dje, nuk e di as se si do të jem nesër. Por mund të them se si jam sot bazuar nga e djeshmja ime”.

“T’i përkasësh dikujt do të thotë të hysh me idenë tënde në idenë e tij ose të saj, dhe të lëshosh një psherëtimë lumturie”.

“Kur të tjerët të kuptojnë në mënyrën e gabuar, mos humb kohë të justifikohesh. Kthe faqe dhe jetoje jetën, sepse kush të njeh, nuk të keqkupton asnjëherë”.

“Zgjohem gjithmonë në formë, por deformohem nga të tjerët”.

“Nuk mund t’i mësoj asgjë askujt, sepse çdokush duhet ta krijojë vetë rrugëtimin e tij”.

“Është e rëndësishme që një femër të lëjë një shenjë të saj, të shpirtit të saj  tek një mashkull, sepse për të bërë dashuri jemi të gjitha të afta”.

“Nuk e zgjedh se ku ta vendos një emocion, zgjedh se kujt t’ia dhuroj”.

“Dhe për aq kohë sa do të di akoma të emocionohem, do të di edhe se zhgënjimet nuk kanë për të fituar asnjëherë”.

“Njërëzit kur nuk kuptojnë, shpikin, dhe kjo është diçka mjaft e rrezikshme”.

ObserverKult

Lexo edhe: THËNIE NGA FILMA TË NJOHUR: TI MERITON MË TEPËR SE SA TË TA THYEJNË SHPIRTIN…

ObserverKult ua sjell disa nga thëniet më të veçanta të përzgjedhura nga filma të ndryshëm. Nëse nuk i keni parë ende, mund t’i shihni gjatë kohës suaj të lirë.

“Nuk është e rëndësishme të kesh gjithçka. E rëndësishme është të zgjedhësh një person dhe të dy t’ia dilni mbanë”. – “The Object of my Affection”

“Njerëzit thonë se koha ndryshon gjithçka, por nuk është e vërtetë. Të bësh diçka, mund të ndryshojë diçka tjetër. Të mos bësh asgjë, gjërat do të mbeten ashtu siç kanë qenë”. – “Dr. House”.

“Ne pranojmë dashurinë që mendojmë se meritojmë”. – “The Perks of being a Wallflower”.

“Gabimi im më i madh ishte të mendoja se ti mund të më ndryshoje. Vetëm unë mund ta ndryshoj veten time”. – “Stuck in Love”.

“Nuk mund t’i lejosh njerëzit që do, të përcaktojnë mënyrën se si dashuron”. – “Before We Go”.

“Arsyeja se pse të fal është se nuk je perfekt, njësoj siç nuk jam as unë. Gjithë njerëzit janë joperfektë”. – “Mary and Max”.

“Ti meriton më tepër se sa të ta thyejnë shpirtin”. – “You”.

“Nëse kujdesesh për gjërat, ato zgjasin përgjithmonë”. – “The Notebook”.

“Në disa ditë, dhimbja ndjehet më e fortë se në ditën që u…

Leximin e plotë mund ta bëni këtu.

ObserverKult