Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup çelën në Ulqin ekspozitën “Hasan Prishtina në dokumentet arkivore”.
Kjo me rastin e 100-vjetorit të marrjes së detyrës si kryeministër i Shqipërisë.
Në këtë aktivitet mbajtën fjalë përshëndetëse kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika. Gjithashtu edhe përfaqësuesi i trungut familjar Hasan Prishtina, Mehmet Prishtina, drejtoresha e Komunikimit në DPA, Elsa Saka dhe drejtori i Institutit, Skënder Asani.
Kjo ekspozitë përmban materiale që ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror. Këto flasin mbi veprimtarinë e Hasan Prishtinës në periudhën parashtetërore. Ndihmën në organizimin e kryengritjeve antiosmane në territoret e Vilajetit të Kosovës dhe mbi mbështetjen e zhvillimit të arsimit shqip.
Në këtë aktivitet Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup i dhuroi librarisë së parë shqipe në Malin e Zi, e hapur së fundmi në qytetin e Ulqinit, mbi 100 tituj nga fondi i tij botues.
Shumë shpejti DPA do të jetë përsëri në këtë ambient për të hapur Këndin Arkivor Ulqin./ATSH
——————————————————–
Lexo edhe: “LULET E FTOHTA TË SHKURTIT”, EKSPOZITA SOLLI NGJARJET KRYESORE TË VITEVE ’90-’91
Në Festën e Rinisë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave së bashku me Bashkinë e Tiranës, sollën për publikun e kryeqytetit shqiptar një ekspozitë. Kjo ekspozitë përmban dokumente që japin një pasqyrim të ngjarjeve kryesore politike dhe sociale të viteve 1990-1991.
Këto ngjarje sollën erën e ndryshimeve në Shqipëri, kur u rrëzua sistemi komunist dhe e rikthye komunikimi me botën.
Në ekspozitën e titulluar “Lulet e ftohta të shkurtit” për herë të parë shfaqen disa dokumente që sapo e kanë kaluar procesin e deklasifikimit. Kështu ato janë të aksesueshme për cilindo studiues të kësaj periudhe.
Ekspozita përmban dokumente të vrasjeve në kufi. Paraqitet heqja e emrit te universitetit, kushtet e studentëve. Përveç këtyre këtu del edhe krijimi i partive politike. Del liria fetare, kriza e ambasadave, takimet e Ramiz Alisë në OKB, vizita e Nënë Terezës etj.
Ekspozita e sjellë nga bashkëpunimi mes Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe Bashkisë së Tiranës, u mbajtë në sheshin përbri…
Leximin e pëotë mund ta bëni këtu.
ObserverKult