Krijuesi i “Squid Game”, Hwang Dong-hyuk ka thënë se sezoni i dytë do të ketë një kthesë të errët në skenarin e tij.
Skenaristi dhe regjisori i hitit masiv të Netflixit – i cili u shikua nga mbi 142 milionë familje – tha se ai ‘nuk ishte vërtet në vendin e duhur’ për të diskutuar seriozisht për sezonin e dytë. Por, ai dha një pasqyrë në drejtimin që seriali mund të marrë në sezonin e ri.
Në një podkast të të organizuar nga kryeredaktorja e Entertainment Weekly, Mary Margaret, krijuesi i serialit theksoi: “Unë nuk jam vërtet në vendin e duhur për të diskutuar sezonin e dytë në një mjedis zyrtar. Por nëse do të kishte një sezon të dytë, në sezonin e parë që pamë Gi-hun [Lee-Jung-jae] është një personazh, humaniteti i të cilit tregohet ose ekspozohet në situata të caktuara”.
“Me fjalë të tjera, humanizmi i tij tregohet në një mënyrë shumë pasive. Por do të mendoja se në sezonin e dytë, atë që ai ka mësuar nga ndeshjet dhe përvoja e tij në sezonin e parë, të gjitha do të vihen në përdorim në një mënyrë më aktive”.
Regjisori i Miss Granny bëri krahasime midis Gi-hun dhe personazheve të tjerë si Front Man – duke marrë shembullin se si në “Star Wars” disa personazhe filluan si të mirë, por më pas u bënë të këqij duke u kthyer në anën e errët të karakterit të tyre.
Ai vazhdoi: “Dhe në të njëjtën kohë, për sa i përket Front Man [Lee Byung-hun] i cili ishte gjithashtu një fitues i kaluar, por u bë një Front Man, është si personazhi Darth Vader”./lapsi.al
———————-
Lexo edhe:
PRAPASKENAT MË QESHARAKE TË SERIALIT “SQUID GAME” (VIDEO)
“Squid game” është seriali koreano-jugor i cili u bë i famshëm në mbarë botën.
Seriali tregon historinë e disa njerëzve të zhytur në borxhe që konkurrojnë për një çmim të madh, përcjell Klankosova.tv.
Konkurrimi i tyre bazohet në disa lojëra fëmijësh, ku…
Leximin e plotë mund ta bëni këtu.
ObserverKult