Grua, ja gabimi më i madh që mund të bësh…

s'mund ta bindesh

Nga Michael Reid

E dashur grua,
ndonjëherë do të të ndodhë të jesh tepër grua,
tepër e zgjuar, tepër e bukur, tepër e fortë,
përherë tepër diçka.
Kjo e bën një burrë të ndjehet më pak burrë
dhe ti do fillosh të ndjesh nevojën të jesh më pak grua.
Gabimi më i madh që mund të bësh
është të heqësh gurët e çmuar nga kurora jote
që një burrë ta mbajë më me lehtësi.
Kur të ndodhë kësisoj, duhet ta kuptosh se ajo çka të duhet
nuk është një kurorë më e lehtë, por një burrë me duar më të mëdha.

Përktheu: Elvana Zaimi

ObserverKult


Lexo edhe:

ROBERTO SAVIANO: JETË ËSHTË GRUAJA QË TË DASHURON…

Jetë është gruaja që të dashuron, era ndër flokë, dielli në fytyrë, shëtitja e natës me një mik. Jetë është gruaja që të lë, një ditë me shi, miku që të zhgënjen.

Nga Roberto Saviano

Pieros i pëlqente edhe të pikturonte, tablo në vaj.
Në fillim për qejf: mundësia për të krijuar për zbavitje, por dora-dorës që sëmundja përparonte lodhej gjithnjë e më shumë në lëvizje dhe kështu që i kërkonte Minës t’ia lëvizte pëlhurën poshtë duarve sipas figurës që donte të vizatonte, ndërsa ai mbante penelin të palëvizshëm mes gishtave. Atëherë Mina i propozon të pikturojë tablo’ më të vogla” “Edhe artistët e mëdhenj e kanë bërë këtë”. Dhe në fakt, veprat e tij të fundit janë vizatime me përmasa të vogla. Mina shpresonte që në këtë mënyrë të vijonte të qëndronte i lidhur me jetën.

Në librin e saj shkruan: “Kam  ushtruar me të vërtetë një këmbëngulje terapeutike , por ajo e imja ishte një këmbëngulje terapeutike dashurie”.
    Në 2001-shin sëmundja përkeqësohet dhe Pieroja dëshpërohet thellë. Thotë: ‘”Gjithçka mori fund!”Mjaft!”

Distrofia muskulore është një sëmundje që e asgjëson trupin por duke e lënë të paprekur, në shumicën e rasteve, mendjen…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU