E kam shkrue poezinë për ty me pendlën e zogut,
e kambën e tij të djathtë e kam përdorë si vulë.
Ia thava bojën tu i ba fresk me lulen e shtogut.
E mbasi e lexova pa za, në prag t’dritares jam ulë.
Në pragun e dritares sate i mbështeta brrylat,
e sytë, si hajdutë, poshtë çarçafit tand u futën.
Me frymën e ngroftë i çova perdet e tylta
me iu dhanë nji dorë syve t’mi hajdutë.
Iu afrova andrrës sate deri te shtrati,
tu ecë n’majë t’gishtave si hajn i specializuem,
po s’kjeçë aq i zoti, a ashtu e deshti fati.
M’arrestove e sot n’burgun tand jam i shkruem.
ObserverKult
Lexo edhe: