Fadil Halimi: Përsëri nga fillimi

Përsëri sikur në fillim
Presim, durojmë e fluturojmë
Pas gjërave që nuk ndodhin

Kështu e dashur na mbyt
Vetmia, harrimi, zbrazëtia
dhe lagështia e mureve

Përsëri na ndjek ai shi i mallkimit
Rrah në kokë e në tokë
E në gjërat më të bukura

E bukura ka mbet pa emër
E flet me sy te trishtuar.

ObserverKult


Lexo edhe:

FADIL HALIMI: VETMIA SI FAT E SI MALLKIM