Aktori i njohur për rolin e tij në “Squid Game”, O Yeong-Su ka treguar së fundmi arsyen pse nuk dëshiron të bëjë intervista.
Aktori është shprehur për mediat se nuk ka asnjë menaxher. Ndonëse, atij vazhdimisht i bëjnë kërkesa për reklamë apo intervista, ai ka thënë se do t’i marrë gjërat shtruar.
”Më duket sikur po fluturoj. Më bën t’i them vetes: ‘Më duhet të qetësohem, të organizoj mendimet e mia dhe të përmbahem tani’. Shumë njerëz më kanë kontaktuar dhe për shkak se nuk kam një menaxher që të më ndihmojë, është e vështirë për mua të përballoj volumin e telefonatave dhe mesazheve që kam marrë. Kështu që vajza ime më ka ndihmuar”, deklaroi ai.
Yeong-Su u shpall gjithashtu i pari korean që fitojë çmimin “Aktori më i Mirë në Rol Mbështetës” në “Golden Globes 2022”. /lapsi.al
__________________
Lexo edhe:
YLLI I “SQUID GAME” FITON NË GOLDEN GLOBES, I PARI AKTOR KOREAN QË MERR NJË ÇMIM TË TILLË
Ylli i Squid Game, O Yeong-su, ka fituar çmimin “aktori më i mirë në rol dytësor” në Golden Globes, për rolin e tij në dramën hit të Netflix.
Aktori 77-vjeçar nga Koreja e Jugut, i cili kurrë nuk ka fituar një Golden Globe më parë, fitoi çmimin kryesor për portretizimin e tij të Oh II-nam. I referuar gjithashtu si “The Host” ose “Player 001”.
O Yeong-su është aktori i parë korean në historinë e Golden Globes që fiton një çmim. Ai mundi Billy Crudup (The Morning Shoë), Kieran Culkin ( Succession ), Mark Duplass (The Morning Show) dhe Brett Goldstein (Ted Lasso).
Fitorja e tij u njoftua në një ceremoni private në Los Anxhelos. Kjo pasi transmetimi i drejtpërdrejtë i këtij viti u anulua.
O Yeong-su filloi karrierën e tij të aktrimit në skenë, duke u shfaqur në mbi 200 prodhime teatrore nga viti 1967. Kjo përpara se ai të…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.
ObserverKult