Rikujtim: Kriteret e pjesëmarrjes në konkursin letrar “Flaka e Janarit”

flaka e janarit

Komuna e Gjilanit, në kuadër të Manifestimit kombëtar të kulturës “Flaka e Janarit 2021”, ka shpallur ditë më parë konkursin tradicional letrar për tregim të shkurtër dhe për poezi, me qëllim të nxitjes dhe avancimit të vlerave letrare të krijuesve nga të gjitha trevat shqiptare dhe kudo ku jetojnë ata që shkruajnë shqip.
Tema e konkursit është e lirë. Konkursi i hapur nga 22 dhjetori 2021 deri më 20 janar 2022 është anonim dhe me shifër.
Punimet e pabotuara (në libra, gazeta e revista, portale, internet si dhe rrjete sociale) dërgohen në tri kopje, në adresën: Komuna e Gjilanit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe në adresën elektronike: [email protected]
Rezultatet e konkursin anonim letrar shpallen në Orën e Madhe Letrare “Pena e Flakës 2022”. Të gjithë konkuruesit duhet t’u përmbahen kritereve dhe afatit të konkurimit.
PËR TREGIM TË SHKURTËR
(deri në tri faqe me rreshta të rrallë)
Çmimi i parë….…………………………… 250 euro
Çmimi i dytë………………………………. 200 euro
Çmimi i tretë………………………………..150 euro
PËR POEZI
(deri në 50 vargje)
Çmimi i parë.……………………………… 250 euro
Çmimi i dytë………………………………. 200 euro
Çmimi i tretë………………………………..150 euro
Krijimet e shpërblyera dhe ato që sugjerohen për botim, pas dëshmisë së autorësisë, do të botohen në revistën letrare-kulturore AGMIA.


KONKURIMI PËR LEXIM NË ORËN E MADHE LETRARE, “PENA E FLAKËS”, 2022


Me qëllim të rritjes së cilësisë dhe vlerës artistike në Orën e Madhe Letrare të Manifestimit “Flaka e Janarit”,2022 e njohur tashmë si PENA E FLAKËS, si dhe përzgjedhjes më meritore të poezisë fituese, gjithë krijuesit e interesuar të hapësirave shqiptare dhe tjerët që jetojnë e krijojnë , ftohen për të konkuruar si dhe, nëse përzgjidhen, për të ardhur e lexuar krijimet e tyre në Gjilan, duke u bërë pjesë e garimit të mëtejmë për Çmimin kryesor të pjesës letrare të Manifestimit.
Poezia duhet të jetë e papublikuar dhe e pashpërblyer diku tjetër si dhe duhet të shoqërohet me një biografi krijuese të autorit si dhe dërgohen në këtë adresë:
Komuna e Gjilanit, Njësia për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe në adresën elektronike: [email protected]
Grupi i Punës i pjesës letrare, i emëruar nga Organizatori përzgjedh 30 krijimet më të mira që lexohen në Orën e Madhe Letrare si simbolikë e 30 Manifestimeve të “Flakës së Janarit”.
Krijimet e përzgjedhura poetike , 30 sosh, hyjnë në konkurim të mëtejmë për Çmimin “PENA E FLAKËS”.
Autorët, krijimet e të cilëve përzgjidhen, njoftohen sëpaku pesë ditë para mbajtjes së Orës Letrare të Manifestimit.
Poezisë më të mirë të pjesës letrare “PENA E FLAKËS” i takon edhe plaketa, PENA E FLAKËS.
Poezia e shpërblyer dhe tjerat që lexohen në Orën e Madhe letrare, publikohen në revistën letrare – kulturore AGMIA.

ObserverKult

Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA AUTORI I KËNGËS SË NJOHUR “NË NJË PORTOKALLE MOJ”