ObserverKult ua sjell disa thënie nga Vincenzo Cannova:
“Një grua nuk e humb kur është e trishtuar, por kur kupton se nuk mund të jetë më e lumtur”.
“Fjalët mbijetojnë vetëm kur shoqërohen me një gjest, përndryshe vdesin bashkë me besueshmërinë ndaj atij që i ka thënë”.
“Nuk të lëndon fakti që mund të shohësh një person të ndryshojë me kohën, por fakti që ty të pëlqente më tepër personi ke njohur më parë e që të gënjente”.
“Të jesh vetvetja është një mision, më i vështiri. Do të të largojë nga shumë persona, por do të lejojë të jesh pranë atyre që vlejnë realisht”.
“Problemi është se kërkojmë dikë, me të cilin të plakemi bashkë, ndërkohë që sekreti është të gjesh dikë, me të cilin të qëndrosh ende fëmijë”.
“Kërkojmë përherë dikë që të na mbrojë duke u bërë strehë për ne, sepse “të mbrosh” është sinonimi më i afërt me foljen ‘të duash’”.
“Kur lë shumë dyer hapur, ato bëjnë korrent. Mëso t’i mbyllësh disa, në mënyrë që të shijosh rrezet e diellit vetëm me atë që e meriton vërtet”.
“Jo gjithmonë retë e errësojnë qiellin. Ndonjëherë e ndriçojnë atë”.
“Dashurohemi me ata që nuk na duan. I japim besim atyre që nuk na respektojnë. Rrimë duke pritur ata që nuk kthehen”.
“Kur vjen mbrëmja, i vendosë në gjumë pritshmëritë, rindez zemrën dhe fik arsyen”.
ObserverKult
________________________
Lexo edhe:
SIGUROHU T’I KESH DUART E PASTRA, PARA SE TË PREKËSH ZEMRËN E DIKUJT!
Thënie frymëzuese nga Anna Magnani:
Mos më hiqni asnjë rrudhë! I kam paguar shtrenjtë të gjitha.
Të mjerë nuk janë ata që e kanë portofolin bosh, të mjerë janë ata që e kanë shpirtin bosh.
Mos kini besim tek njerëzit që qelben nga përsosmëria, sepse jeta përbëhet nga gabime dhe lëndime.
Pasionet e mëdha nuk ekzistojnë: ato janë fantazitë e…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.
ObserverKult