Alfabetarja e parë e Shqipes

alfabetarja

Me nismën e Sami Frashërit, Jani Vretos e Pashko Vasës, më 27 shkurt 1897 u botua në Stamboll “Alfabetarja e gjuhës shqipe”

Kujtojmë, se shqipja filloi të shkruhet që nga shekulli XV me alfabetin latin, të plotësuar me pesë shkronja të posaçme.

U shkrua dhe me shkronja greke, e edhe me alfabetin turko-arab pas pushtimit turk.

Pa të nuk mund të flitej për Rilindje të popullit shqiptar.

Përpjekje tjetër ishte ajo e krijimit të alfabeteve origjinale me përhapje të kufizuar. Që në fillimet e lëvizjes për çlirim, çështja e alfabetit doli në plan të parë: pa të, nuk mund të flitej për Rilindje të popullit shqiptar.

Me nismën e Sami Frashërit, Jani Vretos e Pashko Vasës, më 27 shkurt 1897 u botua në Stamboll “Alfabetarja e gjuhës shqipe”.

Ky botim, ishte veprimtaria më e rëndësishme e patriotëve shqiptarë të Stambollit.

Më 12 tetor 1879 ata themeluan “Shoqërinë e të Shtypurit të Shkronjave Shqip”.
Kjo shoqëri kulturore kishte synim të nxiste zhvillimin e kulturës në gjuhën shqipe, ta vinte atë në shërbim të çështjes së çlirimit kombëtar.

Me alfabetin u plotësua një kërkesë bazë për përhapjen e propagandës atdhetare që i hapte rrugë botimeve të para serioze të Rilindjes sonë Kombëtare.

Vetëm me Kongresin e Manastirit, më 14 nëntor 1908, çështja e alfabetit të shqipes do të zgjidhej përfundimisht, me hartimin e një alfabet të ri me shkronja latine –  alfabeti që përdorim edhe sot e kësaj dite/konica.al

ObserverKult

Lexo edhe:

https://observerkult.com/kongresi-i-manastirit-kuvendi-qe-beri-kthese-per-shqiptaret-dhe-gjuhen-shqipe/