Nëse e dashuron jetën, jeta ta kthen dashurinë…apo jo?

Mos u lodh të kuptosh. Të jetosh ia kalon çdo lloj intelekti
te jetosh

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm për jetën:

Të jesh plot jetë do të thotë të marrësh frymë thellë, të lëvizësh lirisht e të ndiesh me intensitet./Alexander Lowen

Vlera e një jete është ajo vlerë që ajo jetë i shton vetvetes./Jack London

Letërsia flet shumë për bërjen e seksit e pak për bërjen e fëmijëve. Jeta është saktësisht e kundërta./David Lodge

Mos u lodh të kuptosh. Të jetosh ia kalon çdo lloj intelekti./Clarice Lispector

Jeta është kjo: çdo natë vdes ai që ishim dje dhe çdo mëngjes lind ai që do të jemi sot./Lorenyo Licalzi

Nuk mund të jetosh çdo gjë, rëndësi ka të jetosh gjërat thelbësore./Marc Levy

Jeta nuk është vetëm shiriti i një finishi./Carl Lewis

Në Amerikë punohet mirë e jetohet keq. Në Itali jetohet mirë e punohet keq./Rita Levi-Montalcini

Pjesa më e madhe e njerëzve nuk dëshiron të jetojë për gjë tjetër veçse për të jetuar./Giacomo Leopardi

Nëse e dashuron jetën, jeta ta kthen dashurinë./Claude Lelouch

Jini autodidaktë, mos prisni që mësimet t’ua japë jeta./Stanislaw Jerzy Lec

Jeta është ajo që të ndodhë kur nuk arrin të flesh./Fran Lebowitz

Jeta është e jona që ta jetojmë, jo që ta kursejmë./D. H. Lawrence

Po ndreqe kohën tënde, jeta jote ndreqet vetë./Laozi

Ka njerëz që e shijojnë jetën, si për shembull ata që s’e njohin mallkimin e intelegjencës./H. P. Lovecraft

ObserverKult

Lexo edhe:

LUFTA NUK KA ASNJË TË MIRË, PËRVEÇ FUNDIT TË SAJ!