Zef Serembe: Fytyra e asaj…

zëmra, poezi nga Zef Serembe

Poezi nga Zef Serembe

Si vajza ime e bukur s’ka asnjë:
E prerë, e holl’ si kumbull, drejt më rri:
Kur ecën, shkon si zogë e mbase më
Zërin e saj e ngre plot harmoni.

I ndan flokët në mes dhe rrethas vë
Gërshetin që i shkëlqen krejt në të zi,
I feks balli që rreze drite zë
Si gryka e detit n’agim’n e ri.

Të zes e tërë mënd e mall të thellë,
Sytë e saja shkëlqejnë më se hënë,
Në mes të faqes i qesh hunda e hollë.

Ka buzët si merxhan, është faqemollë,
Dorën dhe zverkun si alabastër vënë
Edhe, kur qesh, sikur të ngre në Qiellë.

ObserverKult

—————————

Lexo edhe:

zëmra, poezi nga Zef Serembe

FIGURA E ZEF SEREMBES NË FOKUSIN E NJË SHKRIMTARI

Nga Prof. dr Agim Vinca

Resmi Osmani: Kur dashuronte poeti. Novelë.
Kujtimit të poetit Zef Serembe.

Nga historia e lashtë kombëtare deri te bëmat e kohës sonë

Prof.dr.Resmi Osmani (i lindur në vitin 1940 në Mazrek të Çamërisë) është shkrimtar, studiues dhe publicist. Me profesion agronom (tani në pension), ai ka botuar me qindra artikuj (mbi 150) dhe dhjetëra libra (gjithsej 19 tituj) nga fusha tekniko-shkencore, madje jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij, aq sa mund të thuhet se në fushën e vet të specializimit ka bërë një punë kolosale.

Me letërsi ka filluar të merret, si thotë vetë, pas daljes në pension, gati rastësisht. E veçanta është se u përfshi në letërsi si një shkrimtar profesionist. dhe brenda një dekade, (2010-2020) ka botuar mbi nëntëmbëdhjetë  vepra letrare, kryesisht në prozë: tregime, novela dhe romane, që i karakterizon një unitet i theksuar tematik dhe stilistik e që jane pasurim i fondit të romanit historik të letersise sone.

Edhe pse në moshë të shtyrë,Resmi Osmani ka vullnetin dhe energjinë e një të riu.Për këtë na bind krijimtaria e tij Novela kushtuar poetit arbëresh Zef Serembe”Kur dashuronte poeti”, të cilën pata kë naqësinë ta lexoj në dorëshkrim, i vërteton edhe një here mundësitë dhe energjinë e tij krijuese…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU