Shqiptar Oseku: Mos shko te jot amë, Doruntinë…

Mirëmbrëma, Doruntinë.
Dëgjove se je kthyer kalëruar pas vëllait
netve pa hënë.
E retë nxiheshin, e korbat flisnin për ty.
Shkon i vdekuri me të gjallë.
A je e sigurt se i vdekuri s’qe ti?
Mos u fsheh ndër hije.
Mos prej në ankth copa të vetes.
Nuk bëhesh ashtu më e vogel seç je.
Nuk zhdukesh dot ashtu,
edhe po deshe.
Prit pak, Doruntinë.
E di se ku do të shkosh, por s’ke pse.
Vëllai nuk erdhi për hir tëndin,
po për nder te vetin. Ka nje dallim aty.
Për nder të vetin ai çohet lugat prapë
që të të vrasë. Kjo s’është dashuri.
Mendo, Doruntinë, mendo
sa s’është bërë e paligjshme.
Le të jenë të vdekurit me të vdekur,
e të gjallët me të gjalle përsëri.
Mos shko te jot amë, Doruntinë.
Mos shko të hysh në kishë.
Nëse shkon do të rrëfejne mite për ty,
në te cilat ti vdes e re dhe larg
prej fëmijëve ty, e njeriut që të do.
A je e sigurt se je gjallë?
Se retë po nxihen, e korbat nisën prapë
të flasin për ty.
Jeto, Doruntinë.
Jeto, Doruntinë.

ObserverKult

Lexo edhe:

FRAGMENT NGA “KUSH E SOLLI DORUNTINËN” TË ISMAIL KADARESË

ismail kadare doruntinën

U gdhi më në fund dita e shumëpritur e mbledhjes së madhe. Ishte një ditë e mardhur, nga ato që, kur kujtohesh se është e diel, të duken edhe më të ftohta. Retë e larta rrinin të palëvizshme, si të ankoruara në qendrën e qiellit.

Oborri i brendshëm i manastirit, me përjashtim të fronave të ruajtur për zyrtarët e lartë dhe të ftuarit, qe mbushur qysh herët në mëngjes, dhe turmave të vonuara s’u mbetej gjë tjetër veçse të zinin vend përjashta, në djerrinën jashtë mureve, me shpresë se edhe ata do të merrnin vesh diçka.

Patjetër që do të merrnin vesh diçka, madje shumë shpejt, përderisa ata ishin ledhi i parë përmes të cilit do të kalonin lajmet, për të mbushur pastaj suvalë-suvalë tërë botën.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult