Nga: Faruk Šehić
Lulëzon atdheu prej eshtrave të ushtarëve
liria na ka ardhur si rrebesh stuhie
pas bubullimave të zgjatura dhe reve të dendura
toka po avullonte nga era therëse e kalbjes
lulëzon atdheu prej eshtrave të ushtarëve
tufat e formave njerëzore
që shkojnë në treg, në funerale dhe koncerte
u ngjajnë skulpturave të Henry Moore-it
lulëzon atdheu prej eshtrave të ushtarëve
e ka ngjyrën e fosforit të djegur, buzëqeshjen e pehlivanit
në herbariumin e kujtesës thahen fytyrat e të vdekurve
të gjitha varrezat e luftës janë turke sepse pranë tyre kalohet në heshtje
lulëzon atdheu prej eshtrave të ushtarëve
përbindëshi i zëshëm që premton zbritjen e mitit në realitet
sidoqoftë, miti është, bash sikur secili rrugë deziluzion
farë e padukshme nga e cila piqen varrezat masive.
Përktheu: Fadil Bajraj
Lexo edhe:
FARUK ŠEHIĆ: ORA E APOKALIPSIT
ObserverKult