Charles Bukowski: Shkrimtari

kur më bien ndër mend gjërat që i kam përballuar duke u përpjekur të bëhem shkrimtar – të gjitha ato dhoma të vockëla në gjitha ato qytete,
dhe si i breja copat e ushqimit të cilat as miun
s’do ta mbanin
gjallë.

kam qenë aq thatiq sa që kam mundur ta pres bukën me
shpatulla, vetëm se rrallë herë kam
pasur bukë…
në ndërkohë i shkruaja gjërat
orë e çast
në copa letre.
dhe kur shpërngulesha nga njëri vend në
tjetrin
valixhja ime e kartontë ishte përnjëmend
e tillë: letra nga jashtë
të ngjeshura me letra përbrenda.

secila qiradhënëse e re më
pyeste, “me s’e merresh?”

“unë jam shkrimtar”

“oh…”

kur rrija nëpër ato dhoma të vockëla duke u përpjekur ta ndjell artin
tim
shumë nga to ndjenin dhembshuri, më sillnin bonjëri
të imta siç janë mollat, arrat,
pjeshkat…
nuk kishin haber
se këto
ishin gati e gjitha që i
haja.

por dhembshurisë së tyre u vinte fundi kur në
dhomën time gjenin shishe të verës së
lirë.

krejt është në rregull të jesh shkrimtar i uritur
por jo edhe
shkrimtar i uritur që
pi.
pijanecëve kurrë gjë
s’u falet.

por kur bota fillon me tempo të hatashëm të mbyllet
mbi ty
ta merr mendja se shishja e verës të duket
si mik i arsyeshëm.

ah, të gjitha ato qiradhënëse,
shumica e tyre të rënda, të ngathta, me burra që
kaherë u kishin vdekur, ende mund t’i shoh ata
shpirtëra të këndshëm
si ngjiten e zbresin shkallëve të
botës së tyre.
ato sundonin me vetë qenien time:
po të mos më lejonin
që herë pas here nja një javë të vonohesha me
pagesën e qirasë,
do të gjendesha
në rrugë
e në rrugë s’mund
të SHKRUAJA.
ka qenë goxha e rëndësishme të kisha
dhomë, derë, ato
mure.

oh, të gjitha ato mëngjese
të zymta
në ata shtretër
derisa i përgjoja hapat e tyre
dëgjoja si kolliteshin
dëgjoja si lëshonin ujin në banjot
e tyre, e ndieja kundërmimin e ushqimit që e
përgatitnin
derisa prisja
ndonjë përgjigje – mbi shkrimet
që ia çoja Nju-Jork Sitit
dhe botës
shkrimet e mia atyre njerëzve të arsimuar,
inteligjentë, snobistë, incestuoz,
formalë, pa halle
atje jashtë

vërtet nuk nxitonin të
thoshin, jo.

po në ata shtretër të zymtë
me qiradhënëset që çuçurisnin përreth
vrisnin kohën dhe nuhatnin me kurreshtje, mprehnin
ejscagun
shpesh kam menduar në ata redaktorë dhe
botues atje jashtë
të cilët nuk ishin në gjendje ta shquanin
atë që përpiqesha ta them
në mënyrën time
të veçantë

dhe mendoja, përnjëmend po
gabojnë.

e atëherë pasonte
mendimi edhe më i
zi:

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult

charles bukowski nëse, poesi observerkult

Lexo edhe:

BUKOWSKI: TË MARRTË DREQI GRU E MREKULLUESHME!