Ezra Pound: Asaj do t’i pëlqente që ndokush të fliste me të

Ju ftojmë të lexoni poezinë “Kopshti” të poetit amerikan, Ezra Pound!

Si një lëmsh mëndafshi i ngjeshur pas murit
Ajo ecën përgjatë rrethojave të një shtegu në “Kopshtet Kensington”
Dhe po vdes pak nga pak
Prej një lloj anemie emocionale.

Dhe rrotull gjendet vulgu
i foshnjave të ndyra, të fuqishme, të pavdekshme të më t’mjerëve.
Ata do ta trashëgojnë tokën.
Në të është fundi i shumimit.
Mërzia e saj është elegante dhe e tepruar.

Asaj do t’i pëlqente që ndokush të fliste me të
Dhe gjithmonë ka frikë
Se mos do ta bëj unë këtë pamaturi.

Përktheu: Orjela Stafasani

————————————————-

ObserverKult

Lexo edhe:

XHEVAHIR SPAHIU: NE U NDAMË…