Me mund t’madh e mujta veten
me t’dashtë çmendunisht
përditë e ma shumë
frymë kam marrë prej teje
e kam rrnu veç për dakikat e mishnimit me ty.
Tjetra ishte nji pritje e randë
nji harrim i madh ku dashja kthehej n’iri.
T’kam dashtë për nji jetë t’tanë
e për tanë jetën du me e rrnu edhe sonte
zjermin, dhimtën e dekën bashkë.
Me trup t’përvluem e t’ngimë
du me u shkundë tani, me u shnoshë
si mas nji neme t’madhe që t’ka ra hise.
Ndaç fol e ndaç hesht, po sonte rri!
ObserverKult
Lexo edhe: