Kreshnik Berisha: Ika kur …

ika
Foto ilustrim

Ika kur filloi vjeshta dhe fletët nisën me ra
Ika kur nisa me u rritë
Ika kur njoha njerëzit e zotit se nuk ishin Zoti
Ika kur s’i dëgjova lexova Librin çfarë tha

Ika qetas, sikur Tomas Shelby
Ika kur e thash fjalen me një za
Ika si terbim i lumit nën qiellin e ngrysun
Ika heshtas si nata që heshtë gjithçka

Ika pasi bëri alarmi
Ika me ftyrën pa e la
Ika se unë o gjithmonë iki
Ika se jeta veç të ikun ka

ObserverKult

____________________________

Lexo edhe:

KRESHNIK BERISHA: E TI SHKON SI LUMI

ika kreshnik berisha

Si lumi që rrjedh, qetë
Si bota jote s’ka.

E pse duhet me qenë gjithçka në rregull?
Jam te parqet e Kadaresë ku bien fletët
Edhe hiç mall s’kam
As s’kam me i djegë qentë 700 vjet.

Jo bebë, si rrjedha e lumit, qetë
Sikur ty, që s’të pres më
Se harrimi vjen si unë
E ti shkon si lumi.

Bukur ishte, apo?
Mirë atëherë, shko!

ObserverKult

Lexo edhe:

ZIJA ÇELA: PSE NDODH QË TË JESH MES NJERËZISH DHE PRAPËSEPRAPË TË NDIHESH VETËM?

ika kur zija çela

Plot mistere është shpirti ynë. Prandaj vazhdimisht lindin pyetje, madje të llojit enigmë. Bie fjala, pse ndodh që të jesh mes njerëzish dhe prapëseprapë të ndiehesh vetëm? Por, pse ndodh edhe e kundërta, të jesh vetëm dhe të ndihesh me njerëz?

Vetëm jam në studio, miq të dashtun, por ndiehem me ju. E kështu, sikur u dha një përgjigje, qenka fuqia shpirtërore që tejkalon distancat. Prandaj po e nis me një përshendetje, sepse e di mirë qe ju ka rënduar karantina pandemike. Izolimi fizik, natyrisht, për të gjithe është i padëshirueshëm. Por është gjithashtu një provë kur, i mësuar të jetojë si qenie sociale, njeriu kupton njëkohësisht sa ëshëe edhe individ, pra, sa është gjithashtu i vetmjaftueshëm.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult