Zyrafete Manaj: Ca ëndërra mërgimi

zyrafete manaj

Poezi nga Zyrafete Manaj: Ca ëndërra mërgimi”

Me barkun zbrazët
e përditë ia rrahnin vendin ku u lind.
Ia truanin babë e nënë,
ia shanin sofrën
e s’i mbet gjë në tokën e saj.
Vetëm një trastë krah shpine dhe ca ëndërra mërgimi.
Mërgimtare e humbur reve të qiellit të huaj, ku shiu ia lanë lotin curril.
E afshin e zemrës t’lëndueme ia thith një tokë tjetër, që shpresat ia mban gjall.
Po me shpresën e pritur rrugëve të globit
ha mallin me grushtat e saj
e përflakët nga mungesat e njerëzve të saj!
Sa afër i rri dashuria, sa larg mbesin dëshirat.
U munduan t’ia këputnin rrënjën,
por ia ruajtën labirinthat e tokës, ku zuri fill embrioni.
Sikur degëdisnin nga loja e mungesës
e shtriheshin nëpër arterjet e trupit të saj.

ObserverKult

Lexo edhe:

ZYRAFETE MANAJ: KUR FLAS ME POETET

zyrafete manaj - mërgimi

Kur virtualisht flas me Majlindën*
Më bëhët pleqëria diellnajë
dhe rri lirshëm në rrugët e lirisë
kjo peshon flladin e çikës me guxim
dhe shtrydh ndryshkun e moteve të egra
varrëmihëse e analfabetizmit deri në asht.

Vlora* numëron betejat e historisë
dhe flakadanin e të parës çikë e ngre mbi sakrificën e kohëve
thellë e ngul tehun e sëpatës për me ia shkul kanunit rreshtat e ngujimit
dhe unë karshi telefonit i buzëqeshem suksesit të saj.

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult