Poezi nga Franco Battiato
Do të mbroj nga të gjitha
frikërat e hipokondrisë.
Këtej e tutje, dhe
nga shqetësimet
që do t’hasësh,
dhe nga padrejtësitë
e mashtrimet e kohës tënde.
Prej dështimeve, që tërhiqesh shpejt e krejt natyrshëm.
Do t’çliroj nga dhimbjet,
me ndryshimet e humorit,
nga obsesionet
e manive të tua.
Do t’kapërcej rrymat gravitacionale:
Hapësirën dhe dritën.
Që ti t’mos njohësh moshë.
Shëruar nga të gjitha sëmundjet.
Duke u kujdesur për ty, sepse
ti je një qenie speciale.
Tashmë endem nëpër fushat e Tennesi-t.
(si arrita atje, kushedi! )
Nuk e di, a ke mjellë ende lule të bardha për mua?
Dhe ëndrrat e mia
do kalojnë detin më shpejt
se shpiponja.
E mbi të gjitha, sjellë heshtje dhe durim. Që ne së bashku do t’përshkojmë të njëjtat rrugë.
Ku esencat me aromat
e dashurisë, trupat tanë,
do t’na dehin gjithmonë.
As ajri i rënduar i gushtit,
nuk do mundet
t’na i platitë ndjesitë.
Flokët e tua do t’i thur gjithnjë si pentagram kënge.
Njohur ligjet e botës, do t’i fal ty, kapërcyer rrymat gravitacionale:
Hapësirën e dritën, që t’mos
njohësh kurrë moshë.
Do t’shpëtoj nga çdo melankoli,
sepse ti je një qenie e veçantë, dhe unë
do t’kujdesem për ty.
Po, po, do të kujdesem për ty.
Përktheu: Herman Çuka
ObserverKult
Lexo edhe:
REXHEP SHAHU: KA DITË QË NUK E GJEJ VETEN NË SYTË E TU…
Ka ditë që nuk e gjej veten në sytë e tu
kam mbetë si harabel i harruar në çati
nuk vishem nga e qeshura jote që më bënte të bukur
ka ditë që sytë e tu shohin asgjë dhe hutimi derdhet në ty
duart e tua janë ftohë, nuk rrëshqasin me dëshirë nëpër fytyrën time
që ka marrë ngjyrë ndryshku, ngjyrë vdekje
buzët e tua i harruan gishtërinjtë e mi
ka kohë që nuk t’i largoj nga syri flokët që të bien mbi fytyrë si dua unë
ka kohë që s’më dhuron puthje as vjedhim puthje në njëri – tjetrin
nuk i ngre sytë të derdhësh dritë në mua
të shoh me ngulm në fytyrë…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU