“Ndërtoi një dhomë brenda Bankës së Shqipërisë dhe fshehu ar”, djali i Mitrush Kutelit rrëfen detaje të panjohura më parë

Pandeli Pasko Kuteli është djali i shkrimtarit të njohur shqiptar, Mitrush Kuteli. Ai ka folur për babain e tij, rolin në Bankën e Shqipërisë dhe punën si përkthyes e shkrimtar.

Në një intervistë për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se babai i tij “kishte fshehur në një dhomë brenda në bankë një pjesë ari”.

Nuk ka qenë guvernator Kuteli, po ka qenë konsulent i bankës, por kishte rolin e guvernatorit.

Gjithçka shkonte mirë derisa Gjermani filloi të shtrëngonte kërkesat, atëherë Pashku (Mitrush Kuteli) filloi kundërshtimet e tij dhe nuk lejoi përdorimin e markave të pushtimit ndaj gjermanit.

Nuk lejoi përdorimin e markave të pushtimit. Në librat e ekonomisë se te babai vinin shumë njerëz dhe i përkthente. Unë e kam parë babain si një njëri aktiv, njeri i humorit, jo ashtu siç e përshkruante ndonjë të strukur.

Ai ishte energji e gjallë dhe për këtë rast i jepet merita e lëvizjes punëtore për markat e pushtimit që nuk u hodhën në treg. Ishte mendja e Pashkut. Dalin të vërtetat për çfarë përshkruan Kuteli te ditari i bankës, për të shpëtuar arin shqiptar.

Në një informacion të vonë që kam pasur nga familja Pasko, sepse ishte Pasko Milo, djali i xhaxhait të babait.

Babai seç kishte fshehur në një dhomë brenda në bankë një pjesë ari, në një dhomë të mbyllur që kishte ndërtuar me muratorë nga Mokra.

Ky si informacion është hera e parë që e jap, po më vjen nga Gjon Pasko. Të gjitha ishin për t’ia dorëzuar shtetit të ashpër shqiptar”, tha ai./abc


Lexo edhe:

KUTELI: FALI ATA QË TË KANË LËNDUAR…

ObserverKult