Pashë mjegullnajën e të padashtunit,
rashë n’epshin e t’paknaqunit,
shuva urinë e t’pangopunit.
Rrnoj për nji vezullimë n’dritë t’syve t’tij,
vdes për nji t’qeshun.
Ja marr ma t’mirën
e ja jap ma t’egrën,
tallazin e pamëshirshëm t’afshit,
magjinë,
tmerrin,
misterin.
Si tutem marazit
ferrin e rrnoj
si prrallën ngat oxhakut
netve t’dimnit.
E s’kemi çka folim:
Ti s’di me u ndalë
unë s’di me u ngi…
Ti e do fronin –
unë du me kenë
e dyta, e pesta, e dhjeta
e fundit du me kenë:
Ajo qe e ndjen krejt t’zhveshun.
Fundja, pse t’mos bimë n’ujdi
Ti ngoja kërrhamën – unë ofshamën!
ObserverKult
Lexo edhe: