Kënga e saj transmetohet në BBC, shqiptarja Vanesa Sono: Po bëj çmos të eci në hapat e Rita Orës

Vanesa Sono është 20-vjeçarja nga Saranda, që po korr sukses në tregun ndërkombëtar të muzikës. Ajo dikur fitoi “Gjeniu i vogël”, ndërsa sot kënga e saj “Slay me” është trasmetuar në BBC.

Ajo është shumë krenare për rrugëtimin e saj në Britani. Thekson se po bën çmos, që të ndjekë hapat e Rita Orës dhe Dua Lipës.
“Jam shumë shumë krenare. Nuk e prisja që do të ndodhte kaq shpejt. ‘Slay me’ e mori vëmendjen që doja nga BBC, RADIO KISS FM.

Shpresoj që të më presin gjëra të mrekullueshme. Nuk dua të flas para kohe, do ta lë punën të flas vetë. Unë po bëj çmos që të jem në hapat e Rita Orës, Dua Lipës dhe shpresoj që të kem fatin e njëjtë”, tha Vanesa.

Babi u përlot kur u transmetua për herë të parë kënga ime

Më tej, ajo zbuloi momentin e reagimet e prindërve në çastin kur BBC transmetoi këngën e saj.

“Kur u dha për herë të parë në BBC kemi qenë në makinë bashkë me mamin dhe babin. Ishte një moment shumë i rëndësishëm për mua. Herë të tjera e kam dëgjuar nga laptopi. Mami dhe babi sigurisht që janë mbështetësit e mi më të mëdhenj, ata kanë bërë gjithçka për mua që nga ardhja në Angli. Mami dhe babi u ndjen shumë të lumtur, babi u
përlot pak se është tip i ndjeshëm si unë.Ka pasur paragjykime se është ai steriotipi që ke ardhur nga Shqipëria. Po unë nuk e kam vrarë mendjen se jam krenare që jam shqiptare”, shtoi 20-vjeçarja./balkanweb.com

Vanesa Sono, Slay Me

ObserverKult

Lexo edhe:

ANNA KOVE: VALLËZIM LETRAR MBI TEL