Për tri netë rresht “Sunny Hill Festival”u zhvendos në Tiranë duke sjellë performancat e artistëve më të njohur të momentit.
Por ajo çfarë tërhoqi vëmendjen e rrjetit më tepër se atmosfera dhe muzika ishte mbyllja e festivalit të Dua Lipës.
Kjo pasi në këtë moment u shfaq në skenën gjigante, para mijëra të rinjve, flamuri shqiptar me yllin komunist në krye.
Ky është një simbol i vjetër që u vendos mbi flamurin shqiptar në vitet e para të diktaturës, i cili u hoq përgjithmonë në 1992. Ende nuk është e qartë nëse organizatorët e kanë ngatërruar apo e kanë vendosur të vetëdijshëm flamurin me yllin komunist në skenën e festivalit.
Ajo çfarë mund të konstatohet është se fotoja ka ngjallur shumë reagime në rrjet pasi prania e yllit në flamurin komëtar përfaqëson një ndër sistemet më te egra dhe më të dhunshme totalitare në Evropë, diktaturën e Enver Hoxhës./(lapsi.al)
Lexo edhe:
PSE DUA LIPA U DETYRUA TË ANULOJË KONCERTIN?/ “PO VUAJ NGA…”
Dua Lipa u detyrua të anulojë një tjetër koncert pasi vazhdon të vuajë nga laringiti.
Ylli i muzikës shkroi në InstaStory se ajo nuk do të shfaqej në “Jingle Ball” të iHeartRadio Z100, në New York siç ishte planifikuar pasi ajo është në pushim vokal ‘sipas urdhrave të mjekut’, shkruan DailyMail.
Anulimi i koncertit “Jingle Ball” vjen më pak se një javë pasi ajo u shpreh se sa ‘zemërthyer’ ishte që gjithashtu u detyrua të anulonte paraqitjen e saj në “Jingle Ball” të iHeartRadio KIIS FM në Los Angeles për shkak të sëmundjes së saj...
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU