Marin Soresku: Seneka

marin sorescu

Kur të perëndojë dielli, më thanë,
Preji venat.
Tani është mesditë.
Kam vetëm edhe disa orë jetë.
Ç’të bëj,
T’i shkruaj letër Lucilit?
Nuk më shkruhet.
Të shkoj në cirkus?
S’më duhen më bukë as lojë.
Ta zgjidhi nyjën e filozofisë?
Kaloi një orë.
Më kanë mbetur veç edhe katër.
Ndiej si rrjedh uji në banjë.
Më hapet goja teksa shoh për dritare
Diellin që s’po perëndon.
Dhe më kaplon një mërzi e tmerrshme.


(Shqipëroi Agim Vinca)

ObserverKult

Lexo edhe:

AGIM VINCA: KËNGA E KËPUTUR E DY POETËVE TË TRETUR