Helidon Xhixha dhe Alfred Mirashi Milot, dy artistët shqiptarë fitojnë çmimin prestigjioz, “Ponte Vecchio” në Firenze

Helidon Xhixha dhe Alfred Mirashi

Helidon Xhixha dhe Alfred Mirashi, arrijnë ta fitojnë këtë çmim, pas një pune të madhe vetëmohuese në fushën e arteve vizive.

Janë edhe dy artistë shqiptarë në listën e fituesve të edicionit të 13 me rastin e dhënies së çmimit “Ponte Vecchio” në Firence.

Mes artistëve, piktorëve, skulptorëve, shkrimtarëve, kritikëve të artit, profesorëve akademikë Helidon Xhixha dhe Alfred (Milot) Mirashi janë fituesit e këtij edicioni.

Instalacion nga Helidon Xhixha

Helidon Xhixha dhe Alfred Mirashi, arrijnë ta fitojnë këtë çmim, pas një pune të madhe vetëmohuese në fushën e arteve vizive.

Xhixha arriti kete me skulpturat e tij gjigante në çelik reflektues, vepra të vendosura nëpër sheshe, kopshte, rrugë apo hapësira private në të gjithë botën.

Është skulptor tashmë i njohur në nivelet më të larta të artit botëror. Shquhet për karrierën e tij artistike. Së fundi shkëlqeu edhe me ekspozitën e tij personale në Museun e Uficit në Firenze dhe në Venecia. Gjithashtu vlerësohen edhe instalacionet e tij në shumë qytete të tjera të botës.

Instalacion nga Helidon Xhixha

Ndërsa MILOT, falë punës së tij të palodhur si skulptor, ka provuar të gjitha zhanret dhe format e artit. Nga vizatimi, piktura mbi telajo, deri tek skulpturat e tij gjigante në hekur. Projekte i ka realizuar nëpër shumë sheshe të Italisë. Mjafton të kujtojmë skulpturën prej 40 metrash me titull: “Çelësi i Montevergine” që po instalohet në rajonin e Kampanjas.

Instalacion nga Alfred Mirashi – MILOT

”Çelësi i Cervinares” po përgatitet me skulpturën monumentale “Key of Unity” që do të ekspozohet ne qytetin e Napolit. Pastaj në bashkëpunim me Mille Volti e Jean wolf di Los Angelos, do të ekspozohet në shumë qytete të Evropës.

Çmime të merituara plotësisht, falë lodhjes, kërkimit dhe sukseseve të dy artistëve shqiptarë. Artistë të njohur me njëri-tjetrin që adoleshentë në Liceun Artistik “Jan Kukuzeli” në Durrës, plot tridhjetë e pesë vjet më parë.

Alfred Mirashi – MILOT

Ceremonia e dhënies së çmimeve do të zhvillohet tek Kopshtet e Villa Bardini në Firence./kohajone

ObserverKult

Lexo edhe:

“URA E VASHËS”, ÇFARË S’BËNIN PËR T’U MARTUAR…