Njeriu i matur nuk thotë çdo gjë që mendon, por mendon çdo gjë që thotë…

maturia

Në vazhdim ObserverKult ua sjellë disa thënie nga autor të ndryshëm rreth maturisë:

– Është shumë më mirë të kemi maturi pa arsim sesa arsim pa maturi. /Robert G. Ingersoll

– Gjykimi i matur shmang rrugën e gabimit. /Charles Darwin

– Nuk është kurrë tepër vonë për t’u bërë të matur e të arsyeshëm. /Immanuel Kant

– Pjekuria përbëhet edhe nga ruajtja e ndonjë aspekti fëmijëror, nga të qenët i çiltër, i hapur, i gatshëm për entuziazëm. /Luca Goldoni

– Të heshtësh kur duhet folur është shenjë dobësie dhe pakujdesie, por të flasësh kur duhet heshtur është shenjë mendjelehtësie dhe mungesë maturie. /Joseph Dinouart

– Gjykimi yt është shoku yt më i mirë; gjykimi yt i matur është shoku më i mirë i jetës sate. /Orison Sëett Marden

– Njeriu i matur nuk thotë çdo gjë mendon, por mendon çdo gjë që thotë. /Aristoteli

– Të këshillohesh me nge, të zbatosh me ngut e me maturi, ky është mësimi i të mençurve. /Raimondo Montecuccoli

ObserverKult

=====================================

Lexo edhe:

TEK E KEQJA BESOJMË MENJËHERË, NDËRSA TEK E MIRA PASI REFLEKTOJMË… A NUK ËSHTË…

A është trishtimi një emocion?

“Ne mendojmë për vuajtjen, keqardhjen dhe trishtimin. Ne i përtypim, i gëlltisim, i sjellim përsëri dhe i hamë vazhdimisht. Nëse po i ushqejmë vuajtjet tona ndërsa jemi duke ecur, duke punuar, duke ngrënë ose duke folur, ne po e bëjmë veten viktima të fantazmave të së shkuarës, të së ardhmes ose shqetësimeve tona në të tashmen. Ne nuk po e jetojmë jetën tonë.” (Thich Nhat Hanh)

Trishtimi është një ndjenjë e pikëllimit të madh, shpesh i shkaktuar nga humbja ose zhgënjimi. Një shembull i pikëllimit është ajo që ndjeni kur bashkëshorti juaj i dashur vdes...

Tekstin e plotë e gjeni KËTU