Tek e keqja besojmë menjëherë, ndërsa tek e mira pasi reflektojmë… a nuk është trishtuese kjo?

trishtimi

A është trishtimi një emocion?

“Ne mendojmë për vuajtjen, keqardhjen dhe trishtimin. Ne i përtypim, i gëlltisim, i sjellim përsëri dhe i hamë vazhdimisht. Nëse po i ushqejmë vuajtjet tona ndërsa jemi duke ecur, duke punuar, duke ngrënë ose duke folur, ne po e bëjmë veten viktima të fantazmave të së shkuarës, të së ardhmes ose shqetësimeve tona në të tashmen. Ne nuk po e jetojmë jetën tonë.” (Thich Nhat Hanh)

Trishtimi është një ndjenjë e pikëllimit të madh, shpesh i shkaktuar nga humbja ose zhgënjimi. Një shembull i pikëllimit është ajo që ndjeni kur bashkëshorti juaj i dashur vdes.

Trishtimi është një emocion, apo edhe ndjenjë. Dhimbja “është më ‘e fortë’ se trishtimi, sepse kjo nënkupton një gjendje afatgjatë”.

Pikëllimi dhe mjerimi nënkupton një ndjenjë trishtimi të madh. Shpesh pikëllimin e shkakton edhe ndjenja e fajit dhe keqardhjes.

Në përmbledhje trishtimi është një gjendje pakënaqësie ndërsa pikëllimi është një ndjenjë shqetësimi i thellë ose zhgënjimi. Prandaj mund të konkludohet se pikëllimi është një formë më e fortë trishtimi, e cila është ndjenja themelore e pakënaqësisë.

Megjithatë, autorët në vazhdim, thonë se mendimi është rrënja e gjithë pikëllimit tonë. E gjithë trishtimit tonë.

ObserverKult ua sjellë disa thënie nga autor të ndryshëm rreth trishtimit:

– Trishtimi shkaktohet nga intelegjenca. Sa më shumë i kupton gjërat aq më shumë do të doje të mos i kuptoje. /Charles Bukowski

– Mos resht kurrë së buzëqeshuri, madje as kur je trishtuar, sepse nuk e di kush mund të dashurohet me buzëqeshjen tënde. /Gabriel Garcia Marquez

– Tek e keqja besojmë menjëherë, ndërsa tek e mira pasi reflektojmë. A nuk është trishtuese kjo? /Melle Luzy

– Pyes trishtimin dhe zbuloj se nuk ka dhuntinë e fjalës, por po të mundej, jam i bindur se do të shqiptonte një fjalë më të ëmbël se gëzimi. /Khalil Gibran

– Nuk ka trishtim që të mos lehtësohet duke ecur. /Romano Battaglia

– Po bëri vaki e pashë dikë të trishtuar në funeralin tim, nuk do t’i flas më me gojë. /Stan Laurel

– Trishtimi largohet me buzëqeshje. Me lot, vetëm se shumëfishohet. /Gandi

– Trishtimi paralizon dhe shkatërron, dhembja pllenon dhe dhuron gjallëri. /Anselm Grun

– Gjëja më e trishtuar që mund të imagjinoj është të jem i mësuar me luksin. /Charlie Chaplin

– Të vdesësh s’është e trishtë. Të bëhesh i pavlerë, kjo po që është e trishtë. /Oriana Fallaci

– Bëni kujdes trishtimin, është ves. /Gustave Flaubert

Përgatiti: ObserverKult

Lexo edhe:

INJORANCA DHE KRENARIA SHKOJNË BASHKË, SA MË BUDALLA AQ MË KRENAR JE!