Zhani Ziçishti: Po të hiqni filmat, u keni bërë gropën aktorëve

Aktori i njohur, Zhani Ziçishti, tha në një intervistë për Euronews Albania se është duke u bërë krim ndaj kulturës me propozimin për të zhdukur filmat e para viteve ’90.

Projektligji që ka për qëllim dekomunistizimin, për aktorin, po tenton të heqë vlerat dhe artin e kohës. Sipas tij nëse filmat e asaj kohë hiqen, “u bëhet gropa” aktorëve.

“Këtu është vetëm një parti që po kërkon të bëjë këto gjëra. Këtu ka një qeveri e cila duhet ajo të shikojë këto gjëra. Në asnjë mënyrë nuk duhet të ndalohen filmat, pavarësisht se si kanë qenë. Ne kemi bërë rolet tona me shumë dëshirë, me shumë qejf, populli e pëlqen dhe qeveria po ashtu, atëherë? Hyn qeveria në këtë mes, jo ne sepse për mua quhet anë politike,” – tha Zhani Ziçishti.

Aktori u shpreh se asnjëherë nuk është marrë me politikë, por të godasësh artin dhe të heqësh filmat do të thotë të largosh dhe aktorët më të mirë që kanë kontribuar në kohën e komunizmit.


Lexo edhe:

“JEMI TALLUR”, TIMO FLLOKO I KËRKON FALJE PUBLIKUT PËR DISA NGA ROLET NË FILMAT E PERIUDHËS SË KOMUNIZMIT

Periudha komuniste në Shqipëri, la pas shumë plagë për popullin shqiptar. Në kohën kur akoma nuk është kërkuar falje për krimet komuniste të kryera ndaj popullit, aktori Timo Flloko, ka kërkuar falje publike për ato role që ka luajtur gjatë viteve të diktaturës dhe kanë cenuar sensibilitetin e shtresave të ndryshme të shoqërisë.

“Publiku duhet ta dijë se për atë faj apo krim në aspektin krijues që ne kemi bërë, kërkojmë falje”,- u shpreh Timo Flloko kohë më parë.

Flloko ka folur për rolin e tij në Teatrin Kombëtar, atë të Martin Dysartit në dramën “Equus”, me regji të Dino Mustafiç, për kritikën, por edhe për debatin në lidhje me ndalimin e disa prej filmave të realizuar përpara viteve ’90…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU