Edmond Tupja: Kur bëni foto, mos thoni “cheese”, por “gjizë”

Profesor Edmond Tupja nga Shqipëria, i cili ka ngritur alarmin për zhdukjen e gjuhës shqipe duke qenë se sa vjen e shtohen huazimet nga gjuhët e huaja, solli në vëmendje një fjalë të cilën “të gjithë e përdorim shumë thjesht”.

Bëhet fjalë për “cheese”, një term që e përdorim para se të bëjmë foto duke qenë se shqiptimi i saj i çon buzët në një pozicion të qeshur.

Tupja thotë se kjo fjalë mund të zëvendësohet lehtësisht me “gjizë”, një fjalë shqip që kryen po të njëjtin funksion.

“Unë vërej, tani thuhet konstatoj, që po përdoren gjithmonë e më tepër fjalë të huaja aty ku shqipja i ka fjalët e saj. Është bërë modë tani,” – pohoi Tupja.

“Do you parlare shqipish”, ka qenë titulli i një shkrimi të profesorit, i cili ka sjellë në vëmendje përdorimin e shumë fjalëve të gjuhë të huaja pa qenë e nevojshme./euronews.al


Edmon Tupja biri im oh një grua

Lexo edhe:

EDMOND TUPJA RRËQETH ME RRËFIMIN E TIJ: “DJALI S’DO JETOJ KUR TË IKIM NE, KA KATËR VJET PA DALË NGA SHTËPIA”

Mond Tupen e shof çdo mëngjes te rruga e shtëpisë sime. Pi kafe.
Ç’bën gjithë ditën, i thashë
Dal pak, punoj, bëj pazaret dhe pastaj me djalin
Dukesh mirë, i thashë, sa kile je?
Jam dy nën peshë, tha Tupja,
Nuk ha, e pyeta
Bëj ushtrime tibetiane, tha

Ça janë këto ushtrimet tibetiane?
Lëvizje trupore që bëjnë murgjit tibetianë, jam me hernie diskale
Nga kompujteri, i thashë
Nga Enver Hoxha, tha Tupja, kam përkthyer mijëra faqe të tij në frengjisht
Je nga Elbasani?
Po, tha Tupja, jemi kushërinj
Nuk di të jemi kushërinj, i thashë…

Ne dhe Shuteriqët i kishim shtëpitë ngjitur në Kalanë e Elbasanit,
Pse po ti kesh shtëpitë ngjitur je kushëri, e pyeta
Diçka duhet të jemi, tha Tupja, se jemi dhe çifutë
Pse jemi çifutë, e pyeta
Pse ti nuk e di, tha Tupja…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU