Edgar Albert Guest: Dëshmia sa ti vlen

edgar guest

Poezi nga Edgar Albert Guest

Sado fitorja është dëshmi e zotësisë që mund t’kesh,
Disfata është dëshmi e trimërisë;
I dobëti suksesit kollaj i buzëqesh,
Por heq dorë në shenjën e parë të bezdisë.
Dhe prova e zemrës, prova e kurajës tënde,
S’janë qiejtë me diell pa re,
Por si i qëndron goditjeve në vend e,
Si e lufton dëshpërimin që ke?

Dhe kur rrugëdalja shihet kollaj,
I trashi mund t’duket i mençur n’udhë të pazënë,
Por veç përballë frikave dëshmohet gjykimi i njeriut pastaj,
dhe kur është i mbytur në dyshime çfarë bën?
Dhe dëshmia e besimit është guximi që shpreh,
Kur hidhërimi i ndryhet në gjoksin thellë;
Eshtë mënyra se si i vuan helmet që i njeh,
Që nga brendia më të mirën o me të keqen i sjell.

Për një kauzë q’është e drejtë kur e di,
Prova e njeriut është sa do t’jetë i duruar,
Sa gjatë dëshpërimit do t’i qëndrojë në thellësi,
Sa gjatë do të rri duke vuajtur e luftuar?
Krejt duan t’shërbejnë në prag të fitores,
Dhe kur s’rrezikohet askush të vdes,
Por lypet një udheheqës trim t’i bie këmbores,
me zjarr e kushtrim ne betejë të pashpresë.

Mënyra si ju kundërvihesh rreziqeve të mëdha
Sa të vlen guximi, kjo e dëshmon
Mënyra si nuk epeni n’fatkeqësi e hata,
Lartësinë dhe shtatin tuaj kjo e tregon
Dhe fitorja s’është gjë tjetër pos dëshmi e zotësisë,
Me një cipë lavdie sipërfaqësisht lustruar,
Veç nëse dëshmon vullnet t’paepun ndaj vështirësisë,
Dhe përpos nëse keni vuajtur për të fituar.


Përktheu: Synim Selimi

ObserverKult

Lexo edhe:

Edmund Vance Cooke: SI KE VDEKË?

ROBERT FROST: RRUGA QË S’E MORA