Flasim goxha shumë e nuk themi gjë… harrojmë dashurinë… (Video)

Grateful Dead: Althea (teksti dhe kënga)

I thashë Altheas se ndjehesha i humbur
Nuk dija nga t’ia mbaja
Althea më tha derisa më vështronte
se më duhet të ruaja shpinën

I thashë Altheas se tradhtia
më bënte copë e grimë
Althea më tha: Tash qetësohu miko –
merre veten me t’mirë, Jim

Mund të ishe fëmijë i së shtunës tashmë i rritur
duke lëvizur me një grusht bukurie
Do të mund të ishe kloun në dhè i varrosur
ose sall edhe një fytyrë tjetër e pashme
Do të mund të kishe fatin e Ofelisë
Gjumashe dhe mbase do të ëndërroje
i sinqertë deri në pikë të kuturisjes
egoist deri në skajshmëri

Askush s’do të të fus në bela pos vetvetes
miqtë tu po merakosen tejmase –
nuk i përmbahesh të vërtetës
ndoshta është zjarri yt
ama loçkë… mos u digj

Kur të largohet tymi, tha,
bash këtë ma pat thënë:
Do të kërkosh shtrat për të prehur kokën
dhe një grimë simpati

Disa gjëra do të mund t’i zëvendësosh
Disa gjëra tjera s’do të mundesh
Ka ardhur koha për t’i peshuar ato gjëra
ky vend po bëhet i padurueshëm –
ti e di ky vend po bëhet i padurueshëm

I thashë Altheas
Jam shenjë bredhëse –
se jam i lindur të jem beqar –
Althea më tha: Ani de, bash mirë –
Kështu që tash po përpiqem ta zë

S’mund të flas me ty pa u marr vesh me vetveten
Jemi fajtor të të njëjtës gjë të kahmotshme
Flasim goxha shumë e nuk themi gjë
Harrojmë dashurinë që bartim

Këngëng mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult

Grateful Dead

Lexo edhe:

MUHAMEDIN KULLASHI: PASIONI I IMAZHEVE NË VEPRAT E BAUDELAIRE-IT