Erina Çoku: Një gotë uji

erina Çoku

Poezi nga Erina Çoku

Buza jote lëshon një tik
dëshirë për puthje,
gjakim.

Dora çon ujin në buzë
fyt i dehur në lëng,
lëngim.

Në qiellzë shndërrohet
turbullt malli,
rrymim.

Pak ujë në gotë
tik në duar,
mëkim.

Pak jetë në etje
sa gjallë jemi,
sërish.

ObserverKult

Nga libri: “Jemi gjallë gjer në mbrëmje”

=======================================

Lexo edhe:

ERINA ÇOKU: UNË, TI DHE DASHURIA