Dëmtohet sërish Ura e Zogut, fundoset rreth 2 metër (video)

Moti i keq sërish është me pasoja në Shqipëri. Ura shumëvjeçare e ndërtuar mbi lumin Mat, që në kohën e Mbretit Zog ka pësuar dëmtime të shumta pas reshjeve të shiut.

Për shkak të prurjeve të lumit Mat, ura është fundosur rreth dy metër, si dhe iu është dëmtuar një tjetër këmbë.


Lexo edhe:

MONUMENTI I KULTURËS “URA E ZOGUT” RREZIKON SHEMBJEN

Organizata Europa Nostra dhe Instituti i Bankës Europiane të Investimeve shpallën të martën listën e 12 siteve më të  kërcënuara të trashëgimisë kulturore në Europë. Në mes tyre është edhe Ura e ZogutAktivistët e shoqërisë civile kërkojnë që të ndaloje masakra me shfrytëzimin e inerteve ne lumit Mat, qe po çon drejt shembjes monumentin e kulturës.

“Një kërkesë të vetme kemi për institucionet, në këto momente që ura e zogut do të jetë në survejim të marrim një vendim që të mos lejojnë kompanitë të marrin inerte në lumë”, tha Elton Laska, drejtues i Qendrës Rinore “Sebastia” në Kurbin. 

Kjo qendër organizoi një peticion dhe mblodhi 3 mijë firma në përpjekje për të ruajtur urën dhe për një projekt të restaurimit të saj…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU