Han-shan: Njerëzit kërkojnë rrugë

Njerëzit kërkojnë rrugë drejt Bjeshkës së Ftohtë
Bjeshka e Ftohtë: nuk ka shteg të rrahur.
Gjatë verës, akulli nuk shkrihet
Kur lind dielli turbullohet në mjegullën shtjellore.
Si ia dola mbanë?
Zemra ime nuk është e njëjtë si e juaja.
Po të ishte zemra ime si e juaja
Edhe ju do ta kishit kuptuar dhe do të ishit këtu.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

JEFF WEDDLE: TUFA E RRESHTUAR