Greta Kadare Teta: A ke ruajtur dhe ti si unë kujtimet në zemër?

KUR TI MUNGON POEZI NGA GRETA KADARE OBSERVERkULT

Poezi nga Greta Kadare Teta

I dashur rrebeshi mi trembi eshtrat
Po gjëmon qielli përplasen retë
Trokiti dimri
Truri im po shkel në pellgje
Kot u gëzova se vjeshta që më krihte do ruante kujtimet
Po më pushton frikë
Shi po gjerbon dhe brenda zemrës sime
Këto rrëke sikur duan të rrëmbejnë kujtimet
I dashur thuam,
A ke ruajtur dhe ti si unë kujtimet në zemër?
Të le shiun ta laj zemrën time
Ndoshta ma shporr trishtimin e kësaj nate!

ObserverKult


KUR TI MUNGON POEZI NGA GRETA KADARE OBSERVERkULT

Lexo edhe:

GRETA KADARE: KUR MË MUNGON TI, TJETËRSOHEM…

Kur mungon ti, poezi nga Greta Kadare

I dashur, gjithë natën pikoi shi
E më mbështolli me ëndrra të thella
Se shuajta dot mallin, ta dish
Kur më mungon ti, tjetërsohem
Aq sa as vetja nuk më nxë brenda


Edhe sot përsëri shi, i dashur
Bulëzat vrap i prita mbi buzë
Fryma eshkë filloj të krisej
qiellit ja besova dëshirën fshehur
Mbrrin ai tek ti se sheh kush


Lexo edhe:

Lazër Stani: Diçka i mungon asaj gruaje

Pas ngazëllimit të një dite më parë, Anton P., skulptor, u kthye në studio të shihte edhe njëherë punën e tij të mbaruar – Nudo gruaje në këmbë.

Ora po shkonte dhjetë dhe gjatë gjithë mëngjesit, pati menduar vetëm për gruan në skulpturë. E mendoi në mëngjes, ndërsa pinte kafenë në verandë, e solli në mendje gjatë kohës që rruhej, aq i rrëmbyer pas saj sa fytyra e gdhendur i shfaqej në pasqyrë, e imagjinoi kur po lahej në dush, aq sa pandehu se nuk po fërkonte me shkumë kofshët e tij të mpakura, por këmbët e bëshme të gruas së skulpturës.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult