“Kurrë nuk e mendoja këtë fund”, sëmundja “nxjerr” në pension legjendën e muzikës

Ozzy Osbourne ka njoftuar tërheqjen nga turi i koncerteve për shkak të problemeve me shtyllën kurrizore.

Legjenda 74-vjeçare e “rock”-ut u diagnostikua me Parkinson 4 vite më parë. Nga atëherë ka pasur shumë probleme shëndetësore.

Pritej që këngëtari të niste turin evropian të koncerteve në maj, tur që ishte programuar fillimisht në vitin 2019 dhe që u shty plot 3 herë. Tani, ky tur është anuluar përfundimisht.

Koncerti i fundit i Ozzy Osbourne është zhvilluar në dhjetor të vitit 2018.

Me anë të një postimi në Instagram, ish-anëtari i grupit Black Sabbath, i kërkoi falje fansave: “Kërkoj ndjesë që ju kam zhgënjyer. Kurrë nuk e mendoja që ditët e mia të koncerteve do të përfundonin në këtë mënyrë”.

Ozzy rrëfeu se ka ende probleme shëndetësore, 7 muaj pas operacionit në shtyllën kurrizore që e shpëtoi nga paraliza, por zërin e ka mirë./a2news

ObserverKult


Lexo edhe:

KËNGËTARI ME RRËFIM PREKËS PËR VDEKJEN E TË ATIT: SHKOI TË LUANTE BILIARDO, ATJE VDIQ…

Këngëtari i njohur, Devis Xherahu, ka bërë një rrëfim prekës në lidhje me humbjen e të atit. Ai thotë se kishte trashëguar ëndrrën amerikane prej tij.

Xherahu është shprehur në një intervistë TCH se pasi ka bërë turneun në 9 shtete të Amerikës i ka rrëfyer të atin aventurën.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult